Politike

‘Nuk bëri kompromis me të keqen’/ Basha kujton Pjetër Arbnorin: Politikan model, luftoi gjithë jetën për ideale

18 Janar 2021, 07:57 Nga DOSJA
‘Nuk bëri kompromis me të keqen’/ Basha kujton Pjetër

TIRANË-Kryetari i PD-së Lulzim Basha, përmes një statusi në “Facebook” ka kujtuar politikanin e njohur Pjetër Arbnori. Basha shkruan se Arbonri ka qënë një politikan model i cili kurrë nuk bëri kompromis me të keqen. Vlerat që ai solli në politikë do të trashëgohen brez pas brezi, përfundon Basha.

Postimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha:

Dua të kujtoj sot me nderim të veçantë ditëlindjen e Pjetër Arbnorit, politikanit, shkrimtarit, përkthyesit dhe humanistit të madh që kaloi 28 vite të rinisë së tij në burgjet famëkeqe të komunizmit. Pjetër Arbnori i përkiste një plejade politikanësh të rrallë, të cilët nuk bënë kurrë kompromis me të keqen, që nuk u epën para presioneve apo privilegjeve. Që deri ditën e fundit luftuan dhe u përpoqën për idealet e tyre pavarësisht vështirësive të kohës.

Siç thoshte vetë Mandela i Ballkanit, qëndresën ja kishte edukuar familja, shkolla, leximet dhe eksperienca e gjatë e miqve të burgut politik. Frika, zilia dhe tundimi për privilegje, sipas tij ishin rrugët që na bashkojnë me të keqen. Dhe gjatë gjithë jetës së tij, në rini si desident e më vonë si deputet dhe drejtues i parlamentit, Pjetër Arbnori i tejkaloi me sukses këto sfida, duke u shndërruar në politikanin model ku mllefi dhe hakmarrja për kundërshtarin politik nuk gjeti kurrë vend.

Le ta nderojmë sot Pjetër Arbnorin, gjurmët e pashlyera të tij në historinë e Shqipërisë me urimin dhe shpresën se vlerat që ai solli në politikën shqiptare do të trashëgohen dhe nga brezat e rinj të politikës.

Pjetër Arbnori ka qenë i përndjekur politik në kohën e regjimit komunist, shkrimtar, deputet dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Ai është quajtur “Mandela i Ballkanit”, për shkak të kohës së gjatë të kaluar në burgjet e diktaturës komuniste per 28 vjet.

Pjetër Arbnori ndërroi jetë në Napoli, Itali në 2006, ku kishte shkuar pas një hemorragjie celebrale. Ai ishte i martuar dhe la pas dy fëmijë. Partia Demkoratike, që kishte ardhur në pushtet në këtë kohë, e nderoi atë duke zhvilluar një ceremoni zyrtare shtetërore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha pjeter arbnori lulzim basha pjeter arbnori

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 06:36

DURRËS– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli duket se e ka marrë shumë seriozisht kandidimin e saj në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Pas një shkëp...