Politike

‘Rama duhet të ishte te 313-ta’/ Klevis Balliu: Do të sjell dokumente kundër Veliajt, po vjedh trotuare për të ndërtua

18 Janar 2021, 08:54 Nga DOSJA
‘Rama duhet të ishte te 313-ta’/ Klevis Balliu: Do të

TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu është thirrur sërish sot në gjykatë në cilësinë e të pandehurit bashkë me disa qytetarë të tjerë në lidhje me protestat për ndërtimin e Unazës së Madhe. Pas daljes nga gjykata ai u shpreh para mediave të pranishme se teksa po ngjiste shkallët e institucionit ka parë persona që ishin të pranishëm në gjyqe vetëm për shkak se kanë marrë pjesë në protesta.

Ndër të tjera, Balliu paralajmëroi se së shpejti do të bëjë publike disa dokumenta që tregojnë se si kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj po vjedh trotuaret për të ndërtuar pallate. ‘Rama duhet të jetë te 313-ta dhe jo në Surrel‘ përfundoi fjalën Balliu.

DEKLARATA:

“Ky është një nga proceset për protestën e Unazës së Re. Tek ngjisja shkallët takova disa avokatë. Vetëm sot ka afro 60 persona që janë në gjyqe për shkak të protestave. Gjykatat janë mbushur vetëm me protestues. Këtu po gjykohen ata që kanë protestuar dhe jo ata që po vjedhin dhe bëjnë krime. Po kërkohen ryshfete nga institucionet e shtetit. Shumë shpejt, gjatë kësaj jave, do të nxjerrim dokumente zyrtare se si zyrtarë të bashkisë po vjedhin lulishte apo pronë publike për pallate në zonën e Unazës së Re. Sot jemi në një moment kritik, ekonomia është shkatërruar. Vjedhjet e qeverisë vazhdojnë, i patë mirë në Dubai. Shumë nga dosjet që kemi çuar në SPAK, s’kemi marrë përgjigje. Për çështjen e Unazës së Re kemi 3 dosje të dorëzuara, një në Prokurorinë e Tiranës dhe 2 në SPAK. Një për aferën korruptive që ndodhi në fillimi për projektin e Unazës dhe tjetra për Salillarin, që s’ka asnjë punë tjetër dhe që bën rrugë që prishen nga shiu, pasi vjedh. Nuk është aty për të bërë investime për të bërë për pushtetin. Pasi fiton tendera për të ndarë paratë dhe rrugët bëhen me ato standarde. Paratë merren që të bëhen me standarde europiane, rrugët i bën me standarde Surreli, pasi i ndan paratë me Edi Ramën. Kur marrin tokën publike, siç bën Veliaj, i ndajnë paratë me miqtë e tyre. Veliaj po vjedh trotuaret, për të ndërtuar pallate. U shkatërrua teatri, Sahati, gjithçka që ka pasur Tirana, vetëm që Veliaj të bëjë pallate. I vetmi lajm i mirë është se jemi shumë pak larg ditës kur qytetarët do të marrin atë që meritojnë. Kjo qeveri në 25 prill do të shkërmoqet. Jo sepse kështu do një pjesë, por duan të gjithë. Si ka mundësi që të behën 380 procedime për të njëjtën protestë. Se ha njeri atë që e ka bërë abuzimin një recepsionist, dhe jo ai që e ha kot. Sot kemi afro 60 protestueset nga protesta të ndryshme që janë në gjykatë, dhe këtu po vijnë njerëz që vidhen. Së shpejti do të nxjerrim fakte se si Veliaj vjedh pronën publike bashkë me Maznikun e Dubait, për të bërë pallate. Këtu nuk më ka sjell ligji, pasi s’ka ligj që të më ndalojë mua të protestojë. Unë jam anëtar i PD. Banorëve iu jep të drejtën Kushtetuta që të protestojnë. Po të kishte ligj këtu, Rama do të ishte tek 313.”

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj klevis balliu erjon veliaj klevis balliu

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 06:36

DURRËS– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli duket se e ka marrë shumë seriozisht kandidimin e saj në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Pas një shkëp...