Politike

“Peng i oligarkëve” /Rama përdor Topallin kundër Bashës, ish-kryeparlamentarja ka një përgjigje: Kujdes! Ata të tre j

18 Janar 2021, 06:48 Nga DOSJA
“Peng i oligarkëve” /Rama përdor Topallin kundër

TIRANË– Kryeministri Edi Rama sërish dje ka përdorur videon e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli për të sulmuar kundërshtarin e tij politik, kryedemokratin Lulzim Basha. 

Ai postoi në Instagramin e tij një video të shpërndarë nga Topalli, teksa Basha ishte duke dhënë një intervistë për një nga televizionet më të ndjekura në vend.

 

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Por ripostimi që i është bërë duket se nuk e ka “kënaqur” demokraten, e cila i ka kthyer përgjigje kreut të qeverisë, por sërish nuk i ka kursyer kritikat ndaj Bashës.

“Vini re me kujdes! Ditën që Jozefina Topalli akuzon treshen për përgatitjen e Dushkut 2021, kryeministri zgjedh të zgjedhë për instagramin e vet veç sekuenca të asaj që ka thënë Jozefina Topalli për Lulzim Bashën. Unë këto ditë argumentova rikthimin e Dushkut si fenomen (kësaj radhë opozitar) që synon manipulimin e zgjedhjeve nëpërmjet deformimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor. Argumentova pse dhe shpjegova se si kjo mund te ndalet sot në KQZ, nëpërmjet KQZ dhe nga tavolinat e KQZ. Unë thashë sic kam thënë gjithmonë që ATA TË TRE JANE BASHKË,“-shkruan Topalli. 

Çfarë po ndodh? Kjo është videoja e dytë që Rama publikon nga Topalli? Mos vallë numri një i qeverisë ka “frikë” nga konkurenca e saj në zgjedhje dhe po përpiqet që ta “shesë” si aleaten e tij apo ka diçka tjetër? Pyetja shtrohet a është vetëofruar ‘zonja e hekurt’ për t’u përdorur? Mbetet e gjitha për t’u parë, edhe më pak se katër muaj kanë mbetur. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama jozefina topalli lulzim basha edi rama jozefina topalli lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 06:36

DURRËS– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli duket se e ka marrë shumë seriozisht kandidimin e saj në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Pas një shkëp...