Politike

Vojo Bregu: E gjithë Preza pa energji elektrike përveç lagjes së rilindasve, të tjerët mund të vdesin nga i ftohti

17 Janar 2021, 20:43 Nga DOSJA
Vojo Bregu: E gjithë Preza pa energji elektrike përveç lagjes

TIRANË– Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu shkruan se shumë lagje në komunat e Tiranës janë pa energji elektrike.

Sikur të mos mjaftonin temperaturat e ulëta dhe moti i acartë, Bregu shton se në lagjet e komunës Prezë, Gjeç Kodër e Ahmetaq nuk ka energji elektroke.

Ai shton më tej se vetëm lagjja që banohet nga një ish-kryetar bashkie dhe militantë rilindas ka drita, për shkak të ndërhyrjes politike, të tjerët dhe mund të vdesin nga i ftohti.

Denoncimi i plotë

Temperaturat nën zero, lagjet e komunës Prezë pa energji elektrike. Gjeç Kodër, Ahmetaq, Prezë janë prej disa orësh pa drita. Vetëm lagjja që banohet nga një ish kryetar bashkie dhe militantë rilindas ka drita, sepse për shkak të ndërhyrjes politike, vetëm në këtë lagje ka energji elektrike 20 KV. Të tjerët dhe mund të vdesin nga i ftohti. Diskriminim në mjekësi, arsim, dhe tani dhe në furnizim me energji elektrike. P.S. video majtas eshte zona e popullit te thjeshtë pa drita. Video djathtas, zona e militantëve të Rilindjes.

 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike preza pa energji elektrike vojo bregu preza pa energji elektrike vojo bregu

Sondazh

Poll