Politike

30-vjetori i shoqatës “Çamëria”, Idrizi: Ata që ulen me harta dhe laps në dorë duke marrë përsipër fatin e vendit,

17 Janar 2021, 19:46 Nga DOSJA
30-vjetori i shoqatës “Çamëria”, Idrizi: Ata

TIRANË– Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në kuadër të 30-vjetorit të themelimit të shoqatës ‘Çamëria”. Në fjalën e tij, Idrizi e vuri theksin tek ‘çështja e detit Jon’, në momentin që tha se ata që ulen me harta dhe laps në dorë duke marrë përsipër fatin e vendit, janë tradhtarë të Shqipërisë.

Idrizi u shpreh se kur ai para 30 vjetëve ishte ndër studentët e dhjetorit për të rrëzuar diktaturën, burra të mençur nisën të krijonin Shoqërinë Atdhetare Patriotike “Çamëria”. Sipas Idrisit, fitorja më e madhe sot është faktorizimi i Çështjes Çame, pasi Çamëria është çështje e identitetit kombëtar.

Sipas Idrizit, copëtimi e mban Shqipërinë të mangët. Ai shtoi se çamët sot janë me trup në Shqipëri por më mendjen nga Çamëria.

Pjesë nga fjala e Shpëtim Idrizit:

Shoh njerëz që kanë mendime të ndryshme si munda ta zgjidhim çështje çame. Ne të gjithë bashkë duam drejtësi. Ky është një gur shumë i shenjtë për ne është detyra jonë, Ne do e ngjisim këtë gur deri në Maj. Duhet të përpiqemi. Çamëria është e shkuar në ADN-në tonë. Ne me trup jemi këtu por kokën e kemi nga Çamëria. Dritëshkurtërit që duan të heqin Çamërinë nga tekstet e shkollave nuk e kuptojnë se është njësoj se të heqësh fjalën Shqipëri. Kur thua Shqipëri ke thënë Çamëri.

Kur thua Kosovë ke thënë Çamëri sepse të gjithëve na bashkon një gjuhë dhe një komb. Në vitin 1990 kur themelohej shoqata jonë disa thonë lart e poshtë se çështja çame është e vdekur por sot fatkeqësisht kanë vdekur ata dhe jo çështje çame. Sot është dita kur Skëndërbeu ka ndërruar jetë. Heroi jonë është gjallë dhe vetëm lartësohet në kohë. Ata që ulen në biseda me harta dhe laps në dorë dhe marrin përsipër fatin e vendit duken si idiotë të Athinës dhe tradhtarë të Shqipërisë.

Çamëria është çështje e identitetit kombëtar edhe në tregun ekonomik Çamëria dhe Kosova e bëjnë Shqipërinë shtet dhe komb. Copëtimin e mban Shqipërinë të varfër. Që të thuash “Çam jam” nuk ke nevojë të jesh çam por të jesh Shqiptar. Pa Çamërinë jeni sakat dhe jeni të mangut si shqiptar. Është biologjike për Shqipërinë që të ketë të gjithë pjesët e trupit të saj.

 Këto burra që 30 vite më parë ngritën shoqatën, në 2004 pasi u rrahën në dyert e parlamentit shqiptar krijuar PDIU sepse vetëm përmes politikës mund ta çojmë përpara çështjen e Shqipërisë. Ne nuk e donim përballjen por përballë do na kenë gjithmonë. Shoqata Çamëria dhe PDIU janë lëvizje kombëtare. Ata që duan të na fshijnë emrin le ta rrotullojnë si duan ligjin elektoral.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 30 vjetori i shoqates cameria shpetim idrizi 30 vjetori i shoqates cameria shpetim idrizi

Sondazh

Poll

Politike 17 Janar 2021, 13:03

TIRANË– Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së, drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se Lulzim B...