Nesër nis punimet Kuvendi i Shqipërisë, media do ta ndjekë seancën nga oborri, asnjë gazetar brenda në sallë!
17 Janar 2021, 17:42Nga DOSJA
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë nis nesër, më 18 janar, punimet për vitin 2021. Në një njoftim për mediat në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë është bërë me dije se punimet do të nisin në orën 17:00 të pasdites.
Në njoftimin e lëshuar nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, shkruhet se gazetarët dhe kamerat nuk mund të qëndrojnë në sallë por do të lejohen vetëm në oborr, në vendin e caktuar për shtypin.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 18.01.2021, ora 17:00. (Urdhër nr. 2, datë 13.01.20217, i Kryetarit te Kuvendit, z. Gramoz Ruçi)
Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH. Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura.
Gazetarët dhe kamerat nuk do të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim. Faleminderit!
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka falenderuar të gjithë udhëheqësit fetarë në Shqipëri.Në një status në rrjetet sociale, Presidenti Meta shkruan se udh...
TIRANË– Ish-deputetja Oriola Pampuri është ‘zënë ngushtë’ nga djali i saj i madh, i cili i ka kërkuar publikisht të dijë se në cilën moshë është e gatshme ...
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka dalë të shijojë kryeqytetin ditën e sotme, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë ...
TIRANË– Ish-deputetja Oriola Pampuri ka rrëfyer se si është njohur me bashkëshortin e saj mjek, Henrik Zotaj. E ftuar në “E diela shqiptare”, Pampuri u shp...
MAMURRAS– Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm ditën e sotme në një fejesë që u bë në qytetin e Mamurrasit. Rama i shoqëruar nga stafi i tij shkoi në banes...
Politike17 Janar 2021, 13:03
TIRANË– Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së, drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se Lulzim B...
SHKODËR– Partia Demokratike ka denoncuar një rast në Bashkinë e Vaut të Dejës.Sekretari i degës së Vaut të Dejës, Gentian Ndoj shprehet se janë abuzuar 99 ...
KAVAJË– Në verë banorët e Kavajës do të furnizohen pa ndërprerje me ujë të pijshëm. Pas 60 vitesh mungesë investimesh në ujësjellës, ka nisur puna pë...
TIRANË–Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi i cili e pyet në ‘Facebook’ në lidhje me letrën e ambasadës franceze. Komentuesi shprehet...