Aktualitet

Rritja e rasteve me COVID-19 në 2 javët e janarit, gazetari Skëndaj: U rrit numri i testimeve

17 Janar 2021, 12:47 Nga DOSJA
Rritja e rasteve me COVID-19 në 2 javët e janarit, gazetari

TIRANË– Në 4 spitalet COVID po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar, sipas raportit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas gazetarit Erjon Skëndaj, situata në 4 spitalet covid paraqitet e qëndrueshme, ndonëse shifrat e rasteve me koronavirus janë rritur. Nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’ , Skëndaj deklaroi  se në COVID 2 ka një rritje të lehtë të shtrimeve, për shkak se duke nisur nga 15 janari ky spital mori edhe urgjencat e Tiranës.

Në  këtë spital ka 100 pacientë të shtruar nga 250 shtretër, me një numër urgjencash nga 10-12 në 24 orë. Ndërkohë që në spitalin Infektiv dhe COVID3 ka një numër më të ulët urgjencash, nga 5-7 urgjenca në ditë. Gazetari shprehet se numri i shifrave të larta të infektimeve, vjen sepse janë rritur testimet.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erjon skendaj koronavirusi ne shqiperi situata ne spitalet covid erjon skendaj koronavirusi ne shqiperi situata ne spitalet covid

Sondazh

Poll