Bllokuan ‘Rrugën e Kombit’, protestuan për dëmtimin e rrugës së fshatit, nën hetim 8 banorë
17 Janar 2021, 10:06Nga DOSJA
MIRDITË–Banorët e Mirditës të cilët protestuan për dëmtimin e rrugës së fshatit janë vënë nën hetim nga policia.
Ata janë nën hetim në gjendje të lirë se organizuan grumbullim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë. Procedimi penal në gjendje të lirë ka filluar ndaj shtetasve: E.K., K.N., N.D., P.P., V.N., Gj.N., L.L., D.N.,banues në fshatin Rreja e Velës ,Mirditë.
Ditën e djeshme dolën në protestë banorët e tre fshatrave në Mirditë dhe kanë bllokuar për disa minuta “Rrugën e Kombit”. Ata janë shprehur se për të ndërtuar ujësjellësin që u çon ujë 10 familjeve që janë me PS-në, janë bllokuar tre fshatrat.
Me makina dhe vetë në rrugë, banorët e fshatrave Munuz, Rrajë e Zezë dhe Velë, bllokuan për disa minuta “Rrugën e Kombit”.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KURBIN– Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri një bashkëmoshatar. Ngjarja ndodhi në Kurbin më datë...
TIRANË– Eugena Tomini, shefja e survejancës në ISHP, rënien e numrit të të shtruarve në spitale, e shpjegon me rënien e agresivitetit të virusit COVID-19.S...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka shtrirë hetimet edhe mbi personelin mjekësor të spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi” pas skandalit që u denoncua në “Stop” ku ...
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën që ndodhet vendi pas ngricave që kanë pushtuar territorin.ARSH bën të d...
TIRANË– Strehoi sirianët që do iknin me gomone në Itali, arrest me burg për Qazim Ismailajn. Ismailaj strehoi në banesën e tij në fshatin trevalle sirianët...
TIRANË – Për shkak të temperaturave të ulëta në gjithë vendin, në shumë akse rrugore në vend ka prani të akullit.Në këto kushte, Drejtoria e Përgjith...
FIER– Detaje te reja janë bërë publikuar nga tentativa për grabitje ndodhur në qytetin e Fierit.Tre grabitësit janë pikasur fillimisht nga një efektiv i policis...