Aktualitet

Skandali me sanitaren te COVID-2, nis hetimi ndaj personelit mjekësor, gati pyetjet për stafin

17 Janar 2021, 10:07 Nga DOSJA
Skandali me sanitaren te COVID-2, nis hetimi ndaj personelit mjekësor, gati

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka shtrirë hetimet edhe mbi personelin mjekësor të spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi” pas skandalit që u denoncua në “Stop” ku sanitarja Tire Alldervishi kishte zhvatur vajzën e nje pacienteje duke i marrë 8 milionë lekë për t’i shërbyer nënës së vajzës.

Organi i akuzës ka sekuestruar kamerat e sigurisë së spitalit për të parë se me kë kishte komunikim 55-vjecarja duke qenë se ajo nuk punonte si sanitare në pavionin ku ishte e shtuar pacientja që humbi jetën nga koronavirusi.

Nga ana e prokurorisë janë sekuestruar edhe libri i shërbimeve për të parë se si ishin të ndara turnet dhe kush mjek dhe infermier ka pasur për detyrë të kujdesej për nënës e denoncueses. Gjithashtu prokuroria ka marrë kartelën e mjekimeve që i janë bërë pacientes për ta krahasuar me recetat e ilaçeve që i janë bërë. Për të vërtetuar nëse i janë dhënë të njëjtat medikamente, që sanitarja i ka dhënë denoncueses.

Ngjarja e rëndë u denoncua pak ditë më parë më parë në emisionin ‘Stop”, nga vetë vajza e gruas që ndërroi jetë nga Covid-19. Vajza e një 55-vjeçareje, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, është mashtruar nga sanitarja pasi kjo e fundit i është hequr si infermiere dhe është ofruar që në këmbim të vlerave monetare t’i kuronte të ëmën.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet sanitarja tire alldervishi tire alldervishi arrestohet sanitarja tire alldervishi tire alldervishi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2021, 08:01

FIER– Një dyqan servisësh telefonash ka rënë mëngjesin e sotëm pre e një grabitje në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi në orën 06:00 të ditës së sotme. Tre grabi...