Aktualitet

Po transportonte sirianët me kamionçinë drejt BE, arrestohet 35-vjeçari korçar

17 Janar 2021, 10:00 Nga DOSJA
Po transportonte sirianët me kamionçinë drejt BE, arrestohet

KORÇË– Një 35-vjeçar është arrestuar në Devoll, pasi u kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm nga Siria. I arrestuari është M. L. 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Korçari  u kap duke transportuar emigrantët me një mjet tip kamionçinë, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë: 

Në bashkëpunim me shërbimet e “Frontex”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri” arrestuan në flagrancë i shtetasit M. L., 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec të Korçës.

Shtetasi i mësipërm u kap nga forcat e Policisë, në fshatin Vishocicë, Devoll, duke transportuar me një mjet tip kamionçinë 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet korcari korce arrestohet korcari korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2021, 08:01

FIER– Një dyqan servisësh telefonash ka rënë mëngjesin e sotëm pre e një grabitje në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi në orën 06:00 të ditës së sotme. Tre grabi...