Aktualitet

Qëlloi me armë në ajër për të frikësuar të riun, arrestohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim në Kurbin

17 Janar 2021, 10:22 Nga DOSJA
Qëlloi me armë në ajër për të frikësuar

KURBIN– Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri një bashkëmoshatar. Ngjarja ndodhi në Kurbin më datë 12 janar të këtij viti.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A.B., 20 vjeç, i shpallur në kërkim policor, akuzohet se ka kanosur me armë zjarri duke qëlluar në ajër shtetasin me inicialet E.P.,18 vjeç, banues në Kurbin. Pas disa ditësh kërkimesh, u bë e mundur arrestimi i të riut.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Vihen në pranga 5 shtetas, njëri prej tyrë i shpallur në kërkim.Gjithashtu,procedohen penalisht dhe 8 shtetas, të cilët organizuan grumbullim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë. -Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:-A.B.,20 vjeç,banues në Kurbin, i shpallur në kërkim policor, pasi me datë 12.01.2021 ka kanosur me armë zjarri duke qëlluar në ajër shtetasin E.P.,18 vjeç,banues në Kurbin Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.Gj., 34 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë. Ky shtetas është kapur nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për tu ndaluar.
-Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ndalimi i shtetasit S.D., 29 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas dyshohet të jetë autor i vjedhjes në bashkëpunim të disa krerëve bagëti të imta me datë 11.12.2020,në fshatin Rraboshtë, Lezhë.-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.D., 64 vjeç, banues në Shengjin,Lezhë.Ky shtetas në aksin rrugor Shkodër-Lezhë,duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, në gjendje të duhur është përplasur me mjetin tip “Pegeot” me drejtuese shtetasen M.M.-Gjithashtu nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor është arrestuar në flagrancë shtetasi G.Gj., 37 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas është kapur nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Opel “në gjendje të dehur në masën 1.21 mg/l dhe pa leje drejtimi.Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme ku disa shtetas bllokuan qarkullimin e mjeteve për disa minuta në aksin rrugor Milot-Morinë, në fshatin Munaz, Mirditë kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: E.K., K.N., N.D., P.P., V.N., Gj.N., L.L., D.N.,banues në fshatin Rreja e Velës, Mirditë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia kurbin policia kurbin

Sondazh

Poll