Aktualitet

“Ka rënie të agresivitetit të COVID”, Eugena Tomini: Edhe java e ardhshme tendencë në rritje të numrit të rasteve

17 Janar 2021, 10:21 Nga DOSJA
“Ka rënie të agresivitetit të COVID”, Eugena Tomini:

TIRANË– Eugena Tomini, shefja e survejancës në ISHP, rënien e numrit të të shtruarve në spitale, e shpjegon me rënien e agresivitetit të virusit COVID-19.

Sipas saj, ky është shpjegimi për uljen e kërkesës për trajtim spitalor në javët e fundit.

Kemi ulje të vdekjeve dhe të hospitalizuarve. Ka transmetim komunitar dhe ndërkohe duket një ulje të agresivitet të shprehur që kërkon trajtim spitalor”, tha Tomini pwr KlanTv.

Sa i pwrket luhatjet e kurbës së të infektuarve dhe rritjes së shifrave, Tomini thotë se kjo situatë do të vijojë edhe për një javë.

Pritet një tendence në rritje në këto tre javët e parë të muajit Janar. Gjithsesi luhatjet e kurbës epidemike janë edhe sjellje fiziologjike të virusit dhe varet nga hetimi epidemiologjik, numri i rasteve që kërkojnë referencë. Prandaj hera herës kanë dhe luhatje të pozitivitet të konfirmuar kundrejt referimit”, tha ndër tw tjera Tomini.

Sipas raportimit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne shqiperi eugena tomini covid ne shqiperi eugena tomini

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2021, 08:01

FIER– Një dyqan servisësh telefonash ka rënë mëngjesin e sotëm pre e një grabitje në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi në orën 06:00 të ditës së sotme. Tre grabi...