E rëndë! Doli nga dera e shtëpisë për të shkuar në market, makina përplas për vdekje 10-vjeçaren në Tiranë. Vajza je
17 Janar 2021, 12:05Nga DOSJA
TIRANË–Mesditën e sotme një vajzë 10-vjeçare humbi jetën pasi u përpas nga një mjet. Aksidenti ndodhi në orën 12:30, në rrugën “Njazi Meka”. Në atë orë, vajza po dilte nga banesa e saj për të shkuar në market mirwpo u përplas për vdekje nga mjeti me drejtues Alban Gurin. Përplasja rezultoi fatale pasi e mitura nuk mundi t’ja dilte mbanë dhe pse u dërgua me urgjencë në spital. Në ato momente drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja mirëpo u kap pak minuta më pas nga efektivët të cilët e shoqëruan në komisariat.
Dosja.al mëson se vajza e mitur jetonte në atë banese prej katër ditësh, pasi ishte me qera së bashku me babain dhe vëllezërit e motrat. Ajo u dërgua që të blinte diçka në market nga një person më i rritur. Dalja nga dera e shtëpisë rezultoi fatale për 10-vjeçaren pasi nuk mundi të shpëtonte.
Drejtuesi i mjetit ka rrëfyer në polici se nuk mundi kurrsesi ta shmangte aksidentin pasi dera e banesës së vajzës ishte ngjitur me rrugën e se e vogla i kishte dalë para. Aktualisht Guri ndodhet në ambientet e komisariatit, aty ku do të qëndrojë derisa të njihet me masën e sigurisë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DIBËR– Teperaturat nën 0 gradë celcius në qarkun e Dibrës kanë shkaktuar probleme.Mësohet se banorët e disa zonave në këtë qark kanë mungesë të energjisë e...
GREQI-Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi është kapur me sasi prej 35 kg e 880 gram marijuanë.Brenda ne qytetin e Igumenicës, policia greke nd...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin për ditën e nesërme, ku pritet që temperaturat të arrijnë deri në -14 °C, në zonat malore. Ndërsa s...
MIRDITË–Banorët e Mirditës të cilët protestuan për dëmtimin e rrugës së fshatit janë vënë nën hetim nga policia.Ata janë nën hetim në gjendje të lirë se or...
KURBIN– Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri një bashkëmoshatar. Ngjarja ndodhi në Kurbin më datë...
TIRANË– Eugena Tomini, shefja e survejancës në ISHP, rënien e numrit të të shtruarve në spitale, e shpjegon me rënien e agresivitetit të virusit COVID-19.S...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka shtrirë hetimet edhe mbi personelin mjekësor të spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi” pas skandalit që u denoncua në “Stop” ku ...
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën që ndodhet vendi pas ngricave që kanë pushtuar territorin.ARSH bën të d...