Aktualitet

Vendi i mbuluar nga ngrica dhe dëbora, Drejtoria e Transportit: Shtatë këshilla për drejtuesit e automjeteve

17 Janar 2021, 08:25 Nga DOSJA
Vendi i mbuluar nga ngrica dhe dëbora, Drejtoria e Transportit: Shtatë

TIRANË – Për shkak të temperaturave të ulëta në gjithë vendin, në shumë akse rrugore në vend ka prani të akullit.

Në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor jep disa këshilla për drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes në rrugë.

Këshillat si të udhëtoni me kujdes në ditët me mot të acartë:

1.Verifikoni që sistemet e ngrohjes së kabinës, xhamave dhe pasqyrave funksionojnë në mënyrën e duhur!

2.Përdorni antifreeze për sistemin e ftohjes së motorit!

3.Qarkulloni vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit!

4.Mbani gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.)

5.Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm. Ruani distancë sigurie shtesë nga mjeti që ju paraprin!

6.Mos kryeni manovra të nxituara veçanërisht në prani të dëborës!

7.Tregohuni të kujdesshëm me frenimin dhe rrotullimet e timonit!

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 7 këshilla për drejtuesit e automjeteve dpshtrr 7 këshilla për drejtuesit e automjeteve dpshtrr

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2021, 08:01

FIER– Një dyqan servisësh telefonash ka rënë mëngjesin e sotëm pre e një grabitje në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi në orën 06:00 të ditës së sotme. Tre grabi...

Aktualitet 17 Janar 2021, 05:58

Titujt kryesorë të portaleve, 17 dhjetor 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi miratimin e vaksinës anti covid që do të...