Aktualitet

Babë e bir arrestohen në Selenicë! Pas një konflikti në familje, ushtruan dhunë ndaj njëri-tjetrit, 69-vjeçari dhe i riu

17 Janar 2021, 08:27 Nga DOSJA
Babë e bir arrestohen në Selenicë! Pas një konflikti në

VLORË– Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. 69-vjeçari dhe 27-vjeçari nga Selenica, pas një konflikti për motive të dobëta kanë dhunuar njëri-tjetrin.

Policia ka ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin e të dy personave për veprën ‘dhunë në familje’.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia vë në pranga dy shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit N. L., 69 vjeç, dhe V. L., 27 vjeç, (babë dhe bir) banues në Selenicë. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri- tjetrit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen babe e bir ne selenice dy te arrestuar ne vlore arrestohen babe e bir ne selenice dy te arrestuar ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2021, 08:01

FIER– Një dyqan servisësh telefonash ka rënë mëngjesin e sotëm pre e një grabitje në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi në orën 06:00 të ditës së sotme. Tre grabi...

Aktualitet 17 Janar 2021, 05:58

Titujt kryesorë të portaleve, 17 dhjetor 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi miratimin e vaksinës anti covid që do të...