Bota

VIDEO/ I ftohti ‘godet rëndë’ banorët e prekur nga tërmeti në Kroaci, pasojat që po vuajnë në kohë pandemie

16 Janar 2021, 17:34 Nga DOSJA
VIDEO/ I ftohti ‘godet rëndë’ banorët e prekur nga

KROACI– Pas tmerrit të tërmetit, banorët në Kroaci përjetojnë ankthin e temperaturave të ulëta, në një kohë që qendrojnë në strehime të improvizuara. Mediat në vend shkruajnë se zonat e tronditura nga tërmeti i Dhjetorit janë nga më të varfrat në Kroaci.

Dimri i ashpër ka mbërthyer Kroacinë, sidomos në zonat e goditura nga tërmeti. Qindra familje që kanë humbur shtëpitë duhet të shqetësohen tashmë për të ftohtin e ditëve në vijim.

Shtëpitë e shembura ruajnë ende të freskëta gjurmët e tërmetit të Dhjetorit. Si të mos mjaftonte tragjedia ka prekur më shumë zonat e varfra të vendit ku shumë prej banorëve janë të detyruar të jetojnë në strehime të përkohshme.

Tërmeti me magnitudë 6.4 lëkundi vendin në fund të 2020-ës, tërmeti u ndje dhe në vende të tjera europiane. Si pasojë humbën jetën 7 persona përfshirë dhe një fëmijë. Rreth 50 mijë persona konsiderohet se janë prekur nga tërmeti. Prokuroria e përgjithshme ka nisur hetimet për ndërtimet e realizuara në vitet ’90 kur shpërtheu dhe një korrupsion që lidhej me rindërtimet.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota termeti ne kroaci termeti ne kroaci

Sondazh

Poll