Bota

Ndodh në Samos! Gjenden gjymtyrët e një njeriu, pranë kishte vetëm çizmet dhe xhinset, asnjë shenjë për pjesët e tjera

16 Janar 2021, 17:30 Nga DOSJA
Ndodh në Samos! Gjenden gjymtyrët e një njeriu, pranë kishte

GREQI– Autoriteti Portual i Pitagorionit informoi ditën e sotme në mesditë se kishte gjetur gjymtyrët e poshtme të një personi në ishullin e Samosit.

Sipas mediave greke, nga gjymtyrët e poshtme të gjetura nuk dallohej qartë gjinia e viktimës, por në zonë gjetën disa sende të tij. Bëhet fjalë për një palë xhinse dhe një palë çizme ngjyrë kafe.

Eshtrat e gjetura u dërguan në spitalin e Samosit për t’i kaluar ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa do të mblidhen të dhënat për të zbuluar identitetin e viktimës së gjymtuar. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ishulli i samos ishulli i samos

Sondazh

Poll