Bota

Ndikimi i Joe Biden në Ballkan/ Kreu i SRS: Ai është armiku i vjetër i Serbisë

16 Janar 2021, 16:17 Nga DOSJA
Ndikimi i Joe Biden në Ballkan/ Kreu i SRS: Ai është armiku i

SERBI-Kreu i partisë radikale serbe(SRS) Vojislav Sheshel, ka folur për administratën e Joe Biden dhe ndikimin e tij në Serbi.

I ftuar në një televizionet serb Tv Prva, ai ka thënë se zgjedhja e Joe Biden do të sjell probleme në Amerikë dhe kjo do të bëjë që Shtetet e Bashkuara, këto probleme t’i shfaqë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Gjithashtu, sipas tij Biden është një armik i vjetër i Serbisë dhe se ai do të bëj gjithçka për të shkatërruar serbët dhe interesat e tyre.

 “Gjithnjë e më shumë probleme do të shfaqen në Amerikë dhe ne do të ndiejmë ndikimin e tensioneve të tyre të brendshme. Biden është armiku i vjetër i Serbisë dhe nëse ai fillon të merret me Ballkanin, ai do të bëjë gjithçka që mundet për të shkatërruar serbët dhe interesat e tyre,” shpjegoi ai.

Më herët, Sheshel ka këshilluar presidentin serb Aleksandër Vuçiç që të mos shkojë në takime në SHBA, pasi sipas tij amerikanët mund të tentojnë që ta “helmojnë”.

(k.a/dojsa.la)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni joe biden shba vojislav sheshel joe biden shba vojislav sheshel

Sondazh

Poll

Bota 16 Janar 2021, 15:04

TURQI-Turqia do të përsërisë propozimin e tij për të krijuar një grup të përbashkët pune me SHBA-në për të diktuar mbi anën teknike të sistemeve të mbrojtjes ru...