Bota

Rritje e rasteve të reja me Covid-19/ Kina ndërton spitalin me 1,500 shtretër për vetëm pesë ditë

16 Janar 2021, 17:19 Nga DOSJA
Rritje e rasteve të reja me Covid-19/ Kina ndërton spitalin me 1,500

KINË- Kina ka përfunduar ndërtimin e një spitali me 1,500 dhoma për pacientët COVID-19 për të luftuar një rritje të infektimeve, për të cilat qeveria tha se janë më të vështira për t’u kontrolluar dhe që fajëson njerëzit e ardhur nga jashtë.

Spitali është një nga gjashtë spitalet e parashikuara pë tu ndërtuar, me një total prej 6,500 shtretërish që po ndërtohet në Nangong, në jug të Pekinit në provincën Hebei, tha agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Kina arriti të mbante nën kontroll koronavirusin që u zbulua për herë të parë në qytetin qendror të Wuhan në fund të vitit 2019, por ka pësuar një rritje të rasteve që nga Dhjetori. Një total prej 645 personash janë duke u trajtuar në Nangong dhe kryeqytetin e provincës Hebei, Shijiazhuang. Sipas The Indipendent, një spital me 3,000 dhoma është në ndërtim e sipër në Shijiazhuang. Tufat e viruseve janë gjetur gjithashtu në Pekin dhe provincat e Heilongjiang dhe Liaoning në verilindje dhe Sichuan në jugperëndim.

Komisioni i Shëndetësisë, fajësoi se rastet e fundit të infektuara kishin lidhje me persona që mbërrininë nga jashtë. Ai fajësoi menaxhimin jo normal dhe mbrojtjen joadekuate të punëtorëve të përfshirë në importe, por nuk dha detaje.

“Të gjithë janë të importuar nga jashtë. Ajo u shkaktua nga personeli i hyrjes ose mallrat e importuar nga zinxhiri i ftohtë i kontaminuar, “– tha deklarata.

Qeveria kineze ka sugjeruar që sëmundja mund të ketë origjinën jashtë vendit dhe ka publikuar atë që thotë se është zbulimi i virusit në ushqimet e importuara, kryesisht peshq të ngrirë, megjithëse shkencëtarët e huaj janë skeptikë. 

Ndërkohë, studiuesit e dërguar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë në Wuhan duke u përgatitur për të hetuar origjinën e virusit. Ekipi, i cili mbërriti të Enjten, është nën një karantinë dy-javore, por pritet të flasi me ekspertë kinezë në video-konferencë. Ardhja e ekipit u mbajt peng për muaj të tërë nga grindjet diplomatike që nxitën një ankesë të rrallë publike nga kreu i OBSH-së. Kjo vonesë dhe urdhrat e partisë në pushtet për shkencëtarët që të mos flasin publikisht për sëmundjen, kanë ngritur pikëpyetje nëse Pekini mund të përpiqet të bllokojë zbulimet që do të dëmtonin statusin e tij të vetëshpallur si udhëheqës në betejën anti-virus.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll

Bota 16 Janar 2021, 15:04

TURQI-Turqia do të përsërisë propozimin e tij për të krijuar një grup të përbashkët pune me SHBA-në për të diktuar mbi anën teknike të sistemeve të mbrojtjes ru...