Bota

Dialogu Turqi-Greqi/ Ministri i Jashtëm gjerman do të vizitojë Ankaranë

16 Janar 2021, 16:03 Nga DOSJA
Dialogu Turqi-Greqi/ Ministri i Jashtëm gjerman do të vizitojë

GREQI-Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass do të vizitoj Turqinë, për bisedime mbi konfliktin që vendi ka me Greqinë, për çështjen e kërkimeve në Mesdheun Lindor.

Sipas mediave të huaja, Mas do të takojë homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu. Gjermania është përpjekur të ndërmjetësojë midis dy vendeve, pasi Maas ka vizituar dy herë vendin verën e kaluar.

Turqia dhe Greqia do të vazhdojnë bisedimet e tyre në 25 janar në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi të drejtat e kërkimeve. Athina akuzon Ankaranë për eksplorimin e rezervave të gazit në territorin detar që i përket Greqisë. Ndërsa nga ana tjetër Ankaraja thotë se territori i përket Turqisë. Ndërkohë, është folur dhe për një ndërmjetësim nga ana e kryeministrit Edi Rama, ku ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, ka konfirmuar se ky i fundit ka propozuar që të takohet me homologun grek Nikos Dendias në Tiranë. Po ashtu është diskutuar dhe për një  takim Erdogan-Mitsotakis, por si fillim me shumë mundësi do të jenë ministrat e jashtëm që do ulen në dialog këtë janar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni heiko mass tensionet greqi turqi heiko mass tensionet greqi turqi

Sondazh

Poll

Bota 16 Janar 2021, 15:04

TURQI-Turqia do të përsërisë propozimin e tij për të krijuar një grup të përbashkët pune me SHBA-në për të diktuar mbi anën teknike të sistemeve të mbrojtjes ru...