Bota

Rekomandimi i ekspertëve të OBSH-së: Të mos vendoset kushti për “pasaportë vaksine” në udhëtimet ndërkombëtare

16 Janar 2021, 16:29 Nga DOSJA
Rekomandimi i ekspertëve të OBSH-së: Të mos vendoset kushti

BOTË-Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka rekomanduar ditën e sotme që situata e emergjente globale të zgjas dhe se vendet nuk duhet të vendosin si kusht një pasaportë që vërteton se udhëtarët janë vaksinuar.

Gjithashtu, drejtori i programit të Situatave Emergjente të OBSH-së, Mike Ryan ka thënë po ashtu se Komiteti nuk e sugjeron këtë si kusht pasi ende nuk dihet rezultati i vaksinave.

“Duke marrë parasysh se nuk dihet ende efekti i vaksinës në uljen e infektimit dhe se aktualisht ka një vaksinim shumë të kufizuar, Komiteti u ka rekomanduar vendeve të mos kërkojnë nga udhëtarët dëshmi se janë vaksinuar. Punonjësit e shëndetësisë janë lodhur dhe sistemet shëndetësore janë të tensionuara. Shohim se edhe në disa vende burimet e oksigjenit janë zvogëluar në shkallë të rrezikshme”, shtoi Ghebreyesus.

Që prej fillimit të pandemisë numri i infektimeve me Covid-19 ka arritur në 94 milion, ndërsa numri i personave që kanë ndërruar jetë, ditën e djeshme ka shkuar më shumë se 2 milionë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota obsh pasaportat e vaksinimit obsh pasaportat e vaksinimit

Sondazh

Poll

Bota 16 Janar 2021, 15:04

TURQI-Turqia do të përsërisë propozimin e tij për të krijuar një grup të përbashkët pune me SHBA-në për të diktuar mbi anën teknike të sistemeve të mbrojtjes ru...