Bota

Deklaroi se do të kishte vonesa/ Kompania e vaksinës aniti-Covid Pfizer do të nis shpërndarjen në Evropë javën tjetër

16 Janar 2021, 17:21 Nga DOSJA
Deklaroi se do të kishte vonesa/ Kompania e vaksinës aniti-Covid

BOTA-Kompanitë farmaceutike Pfizer/BionTech kanë lajmëruar ditën e sotme se janë duke punuar për një plan, i cili do bëj që vaksinat të vonohen vetëm një javë, ndërkohë që ishte menduar për një vonesë që mund të zgjaste deri në tre javësh.

“Pfizer dhe BioNTech kanë zhvilluar një plan për të rritur kapacitetin prodhues në Evropë dhe për të dhënë shumë më shumë në tremujorin e dytë. Ne i kthehemi orarit origjinal të dorëzimit në Bashkimin Evropian nga 25 janarit, me një rritje të dërgesave, duke filluar nga  15 shkurtit. Për ta bërë këtë, janë të nevojshme disa modifikime në proceset e prodhimit,“- theksojnë të dy kompanitë.

Grupi amerikan Pfizer ka  paralajmëruar, ditën e djeshme se deri në fillimit të muajit shkurt nuk do të bënte dërgesa në vendet e Bashkimit Evropian.  Kjo nxiti dhe reagimin e presidentes se Komisionit Evropian Ursula Von Leryer, ditën e sotme ka kontaktuar menjëherë CEo-në  kompanisë, nga i cila kishte marrë konfirmimin për të dorëzuar dozat e premtuara për unionin në 3 muajt e parë të vitit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota komania pfizer dhe biontech vaksina anti-covid komania pfizer dhe biontech vaksina anti-covid

Sondazh

Poll