Aktualitet

“Prishën rrugën për t’iu çuar ujë 10 familjeve që janë me PS-në”, banorët e tre fshatrave në Mirditë bllokojnë

16 Janar 2021, 10:25 Nga DOSJA
“Prishën rrugën për t’iu çuar ujë 10

MIRDITË- Banorët e tre fshatrave në Mirditë, ditën e sotme janë ngrituir në protestë dhe kanë bllokuar për disa minuta “Rrugën e Kombit”. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se banorë banorët e fshatrave Munuz, Rrajë e Zezë dhe Velë, kanë bllokuar për disa minuta “Rrugën e Kombit”, ku disa kanë qenë me makina e disa të tjerë në këmbë.

Banorët shprehen se ata janë ngriur në protestë pasi për t’u ndërtuar një ujësjellës që u çon ujë 10 familjeve që janë me PS-në, janë bllokuar tre fshatrat. Një nga banorët shprehet se i janë ankuar administratorit të njësisë administrative në Rubik, por që ky i fundit i ka thënë se fajin për këtë e ka firma ndërtuese.

“Rrugën e kemi blloku për arsye se po bëhet një ujësjellës për fshatin Munaz, na kanë blloku rrugën ekzistuese. Na premtuan asfalt, tani na kanë prishur dhe ekzistuese. Firma që ka ndërtuar ujësjellësin ka dëmtuar rrugën ekzistuese. Ne nuk jemi kundër investimeve por të mos dëmtohemi. Për të çuar ujë 10 familjave të Partisë Socialiste dhe për të dëmtuar 3 fshatra. I jemi ankuar administratorit të njësisë administrative Rubik më ka thënë është faj i firmës ndërtuese. Firma ndërtuese thotë se e ka në projekt që atë që nxjerrë nga kanali ta hedhë sërish në kanal”, ka thënë një prej banorëve.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret bllokojne rrugen e kombit banoret bllokojne rrugen e kombit

Sondazh

Poll