Aktualitet

Gomonia me 613 kg kanabis në 2020, bie në pranga 25-vjeçari nga Kurbini, ishte shpallur në kërkim që pas kapjes së dy bas

16 Janar 2021, 08:59 Nga DOSJA
Gomonia me 613 kg kanabis në 2020, bie në pranga 25-vjeçari nga

KURBIN–Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar personin e tretë që ishte shpallur në kërkim që prej marsit të vitit 2020, pas operacionit “Godull”, ku u sekuestruan 613 kilogram kanabis. Policia njofton se është arrestuar një  25 vjeçari, me iniciale B.Z, banues fshatin Shperdhet, Kurbin. Blutë bëjnë me dije se 25 -vjeçari në bashkëpunim me shtetasit S. Z. dhe R. S. u kapën  mars 2020, në fshatin Godull, Kurbin, pasi tentuan të trafikonin kanabis.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni “Godull”. Shkon në 3 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë dhe forcat operacionale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin. Kapet dhe ndalohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, nga shërbimet e Policisë është organizuar dhe finalizuar operacioni policor “Godull “, si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi:
– B. Z., 25 vjeç, banues fshatin Shperdhet, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në muajin mars 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ” Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit S. Z. dhe R. S. (të cilët janë ndaluar gjatë operacionit “Godull”, ), në mars 2020, në fshatin Godull, Kurbin, kanë tentuar të trafikojnë me gomone, 613 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(a.k.;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 25-vjecari ne kurbin arrestohet 25-vjecari ne kurbin

Sondazh

Poll