Aktualitet

Qëlluan dy policët jashtë orarit të shërbimit, arrestohen dy vëllezërit nga Dibra, iu sulën edhe patrullës që ndërhyr

16 Janar 2021, 09:26 Nga DOSJA
Qëlluan dy policët jashtë orarit të shërbimit,

DIBËR- Dy persona janë arrestuar në Peshkopi pasi janë konfliktuar me dy efektivë policie, pas orarit të shërbimit. Robert Tota 22 vjeç dhe Klodjan Tota, 24 vjeç, vëllezër me njëri-tjetrin qëlluan dy efektivët dhe kundërshtuan edhe patrullën e policisë që ndërhyri për të shuar sherrin. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi vëllezërve me iniciale R.T, 22 vjeç dhe K.T, 24 vjeç, banues në Dibër,  pasi në qytetin e Peshkopisë janë konfliktuar për motive të dobëta me dy punonjës policie jashtë detyrës, duke u shkaktuar dëmtime të lehta truprore.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës për shoqërimim në Komisariat të dy vëllezërve, të cilët i kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre.

Dosja i shkoi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodjan tota robert tota klodjan tota robert tota

Sondazh

Poll