Aktualitet

15 Janar 2021, 20:04 Nga DOSJA

VLORË– Policia e Shtetit në Vlorë ka zbarkuar në rrugë mbrëmjen e sotme duke ngritur pika kontrolli në rrugët kryesore. 

Mësohet se pikat e kontrollit kanë për qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, megjithatë nuk dihet nëse ka informacion për lëvizjen e ndonjë prej “bossave” të botës së errët të krimit në jug të vendit.

Siç duket nga pamjet, oficerë të krimeve në Policinë e Vlorës u janë bashkuar forcave të rendit duke ushtruar kontrolle në çdo mjet, por nuk dihen më shumë detaje lidhur me aksionin e ndërmarrë nga ‘blutë’ e qytetit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksion ne vlorë policia e vlores vlore aksion ne vlorë policia e vlores vlore

Sondazh

Poll