Aktualitet

Shërbimi i ri! Nisin aplikimet për pasaportë dhe kartë identiteti në Konsullatën e Shqipërisë në Bari

15 Janar 2021, 18:51 Nga DOSJA
Shërbimi i ri! Nisin aplikimet për pasaportë dhe kartë

ITALI– Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Bari ka filluar sot me një shërbim të për qytetarët, atë të aplikimit për pasaportë dhe kartë ID. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila  njoftoi se sot filloi shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Rajonet e Puglias, Molises, Basilikates, Kalabrise, Sicilise dhe Sardenjes.

“Sot filloi ne Konsullaten e Pergjthshme ne Bari, shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Rajonet e Puglias, Molises, Basilikates, Kalabrise, Sicilise dhe Sardenjes. Në ceremoninë e inaugurimit, ku qytetarët e parë morën sot shërbimin për pajisje me këto dokumente, morën pjesë Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare dhe Drejtori i ALEAT, Jean-Alain Jouan. Ftojme të gjithë qytetarët që të aplikojnë në portalin E-Albania, duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme”, shkruan konsullata.

Aplikimi për këto dokumente mund të bëhet online përmes platformës ‘e-Albania’. Pasi të jeni regjistruar në këtë platformë, do të logoheni sërish me kredencialet e juaja dhe më pas do zgjidhni shërbimin e dëshiruar.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet konusllata e shqiperise ne bari konusllata e shqiperise ne bari

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2021, 16:27

TIRANË– Një alarm për pengmarrjen e një vajze në Kamzë ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit. Telefonata e një qytetari, i cili rrëfente se në zonë kishte...