Aktualitet

U fsheh për 10 vite me radhë por një foto i bën gjëmën/ Arrestohet i shumëkërkuari në Vlorë, si ra në gjurmët e poli

15 Janar 2021, 19:21 Nga DOSJA
U fsheh për 10 vite me radhë por një foto i bën

VLORË- Shaqir Kalaj, 43 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar ditën e sotme në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se ai ka qenë në kërkim për 10 vite me radhë, ndërkohë që mësohet ne gjurmët e policisë ka rënë vetëm për shkak të fotove që ka postuar gruaja e tij në rrjetet sociale.

Ai u arrestua në vitin 2007, si pjesë e një hetimi ndaj një rrjeti të gjerë të trafikut të narkotikëve. Nga operacioni i koduar “Non plus ultra”, u godit një organizatë shqiptare kushtuar trafikut ndërkombëtar të drogës, duke çuar në 69 arrestime dhe kapjen e afërsisht 10 kg drogë. Midis tyre, ishte edhe Kalaj, i cili atëherë jetonte në Bolonja ku edhe u zhvillua operacioni.

Pas katër vitesh burg, ai u la nën arrest shtëpiak në vitin 2011, nga i cili u arratis dhe humbi gjurmët. Majin e kaluar çështja e tij gjyqësore përfundoi dhe Kalaj u dënua me 10 vjet e tetë muaj. Nga ky moment nisin kërkimet, dhe më pas rezultoi se shqiptari ishte kthyer në vendin tij.

Hetimet bënë të mundur gjetjen e disa transaksioneve financiare që i atribuohen personit në kërkim të kryera në një agjenci në periferi të Vlorës, si dhe përdorimin e mundshëm nga i njëjti person i dy profileve të dallueshëm në Facebook.

Hetimet e kryera zbuluan se dy profilet përdoreshin nga ai dhe në këtë mënyrë u zbulua vendndodhja e tij.

Mësohet se  tashmë ai do të ekstradohet drejt Italisë, për t’u vënë në dispozicion të autoritetit gjyqësor të Bolonjës.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shaqir kalaj shaqir kalaj

Sondazh

Poll