Aktualitet

ME VIDEO/ Aksidenti i frikshëm para ambasadës, Policia ‘kyç gojën’, e kalon me heshtje. Kush ishte drejtuesi mis

15 Janar 2021, 19:31 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Aksidenti i frikshëm para ambasadës, Policia

TIRANË– Një aksident i frikshëm ndodhi mesditën e djeshme në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, para ambasadës italiane. Pamjet e aksidentit u shpërndanë në media me shpjetësi, ndërkohë që nga ana e Policisë së Shtetit nuk pati asnjë reagim. 

Edhe pse çdo ditë, mediat njoftohen për çdo rast, qoftë edhe vetëvrasje apo vdekje natyrale, për aksidentin e ndodhur drejtoria e Policisë së Tiranës nuk e ka parë të arsyeshme që të japë një version zyrtar.

Kush ishin drejtuesit e dy mjeteve? Si është gjendja e tyre? A është vënë shkaktari i aksidentit, drejtuesi i BMW-së para drejtësisë, pasi përveç mjetit tjetër, rrezikoi edhe jetën e dy personave të tjerë?

Këtyre dhe pikëpyetjeve të tjera do t’i japim përgjigje vetëm nëse Policia e Shtetit vjen me një reagim zyrtar, në të kundërt copëzat e ‘puzzle’ do të plotësohen vetëm nga gazetarët e kronikës dhe burimet e tyre, si të ishte ndonjë rrjet mafioz…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti në tiranë tirane aksidenti në tiranë tirane

Sondazh

Poll