Aktualitet

‘Para marsh! Me-ri-ton’/ “Çmenden” grekët, mediat ‘masakrojnë’ dy ushtarët shqiptarë: Çështje sigurie

15 Janar 2021, 17:40 Nga DOSJA
‘Para marsh! Me-ri-ton’/ “Çmenden” grekët,

GREQI– Një video e shpërndarë nga disa të rinj shqiptarë ka bërë bujë në Greqi! Dy djemtë shqiptarë që kryejnë shërbimin ushtarak kanë publikuar në rrjetet sociale disa pamje ku flasin shqip dhe më pas urdhërojnë ushtrinë greke në mënyrë që të ndjekin udhëzimet e tyre.

Disa nga fjalët që dëgjohën në video janë “Me ne dhe me ju për të gjithë këtu Frenk The motherfucker. Përshëndes të gjithë këtu të gjithë shokët e mi të 5 majit. Skuadra gatitu. Para marsh“. Më pas ata urdhërojnë ushtarët grek që të bërtasin emrin e prezantuesit Meriton Mjekiqi.

Vidoeja nuk është pritur shumë mirë nga mediat greke, të cilat kanë bërë bujë me pamjet, duke kërkuar hetim nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga autoritete të tjera të ushtrisë. 

“Një video po qarkullon në internet që ngre një çështje të madhe të sigurisë kombëtare. Në çfarë duarsh i beson Ministria e Mbrojtjes armët greke?,”-shkruhet në një prej artikujve. 

Pas publikimit të videos, Shtabi i Përgjithshëmi ushtrisë në Greqi kanë nisur në një hetim mbi origjinën e pamjeve dhe identifikimin e dy shqiptarëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet meriton mjekiqi ushtaret shqiptare ne greqi ushtria greke meriton mjekiqi ushtaret shqiptare ne greqi ushtria greke

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2021, 16:27

TIRANË– Një alarm për pengmarrjen e një vajze në Kamzë ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit. Telefonata e një qytetari, i cili rrëfente se në zonë kishte...