Aktualitet

E rëndë! Del për gjah, por qëllon veten aksidentalisht, humb jetën 40-vjeçari shqiptar në Itali (NGJARJA) 

15 Janar 2021, 19:13 Nga DOSJA
E rëndë! Del për gjah, por qëllon veten aksidentalisht, humb

ITALI- Një incident me i pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Itali. Mediat vendase bëjnë me dije se një 40-vjeçar, i cili kishte dalë për gjah ka qëlluar aksidentalisht drejt vetes ku dhe për fat të keq ka humbur jetën.

Mësohet se Artur J i cili kishte dalë për gjuhet në zonën e Spoleto-s në Itali, është dërguar me urgjencë në spital pasi aksidentalisht qëlloi veten dhe nuk mundi ti mbijetojë plagës së marrë. Ngjarja ndodhi pak pas orës 4 pasditen ditën e djeshme kur burri kishte shkuar vetëm për gjueti.

Me një të shtënë të vetme, ai mbeti i plagosur në kokë. Të parët që ndërhynë, ishin gjuetarë të tjerë në zonë, të cilët menjëherë i lajmëruar forcat e policisë dhe urgjencës. Aksidenti ndodhi në një zonë në të cilën ishte një terren i vështirë për të mbërritur mjetet e ambulancës.

Ndërkohë që ekipet e shpëtimit arritën tek gjahtari shqiptar plagosur, i cili u transferua me një barelë drejt ambulancës ku ai u mor menjëherë ndihmën nga mjekët. Sidoqoftë, përpjekjet për ta çuar në spital u vështirësuan për shkak se automjeti i urgjencës ngeci në baltë edhe për shkak të borës së rënë ditët e fundit.

Mjekët bënë gjithçka për të shmangur vdekjen e 40-vjeçarit, duke u përpjekur të ndërhynin në dëmtimin e rëndë të kokës, por që për fat të keq shqiptari nuk ka arritur të shpëtojë.  Në vend të aksidentit, karabinierët, kryen të gjitha gjetjet e nevojshme për të rindërtuar me saktësi dinamikën që çoi në goditjen fatale.

Për momentin, përjashtohet çdo hipotezë tjetër përveç asaj të shtënë të marrë aksidentalisht nga pushka e viktimës së aksidentit të tmerrshëm.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten shqiptari ne itali humb jeten shqiptari ne itali

Sondazh

Poll