Aktualitet

U shua gjithë familja nga Kosova! Viktimat e aksidentit në Rubik do prehen në Tiranë, përcillen pas 2 ditësh në banesën

15 Janar 2021, 18:54 Nga DOSJA
U shua gjithë familja nga Kosova! Viktimat e aksidentit në Rubik do

TIRANË– Katër viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur në Rubik, mbrëmjen e djeshme do të prehen në Shqipëri. Blerim dhe Anjeza Avdijaj, 50 dhe 34 vjeç, bashkë me dy fëmijët që gjithashtu ndërruan jetë do të përcillen për në banesën e fundit më 17 janar në Sharrë. 

Klejdi Koçi e Medina Avdiaj, 10 dhe 5 vjeç, nuk mundën që t’i mbijetonin përplasjes dhe ndërruan jetë rrugës për në spital, ndërkohë që ka mbijetuar vetëm vajza e çiftit, e cila është jashtë rrezikut për jetën tek spitali i Traumës. 

E plagosur rëndë ka mbetur Violeta Avdiaj, 3 vjeç. Ndërkohë Policia po vijon të hetojë shkaqet e aksidentit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të tij. Paraprakisht dyshohet se shkak për përplasjen është bërë një parakalim i gabuar i mjetit Citroen, ku udhëtonte familja, e cila është marrë para nga kamioni. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne rubik anjeza avdijaj blerim avdijaj aksidenti ne rubik anjeza avdijaj blerim avdijaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2021, 16:27

TIRANË– Një alarm për pengmarrjen e një vajze në Kamzë ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit. Telefonata e një qytetari, i cili rrëfente se në zonë kishte...