Aktualitet

U mbajt në paraburgim në Kos për më shumë se një vit/ Shqiptari shpallet i pafajshëm, shteti grek do i paguaj dëmshpërb

15 Janar 2021, 17:20 Nga DOSJA
U mbajt në paraburgim në Kos për më shumë se një

GREQI-Një shqiptar, 31-vjeçar, i paidentifikuar, i cili është mbajtur në paraburgim në Kos nga viti 2017 deri në 2018 padrejtësisht, ka kërkuar demëshpërblim nga Gjykata Penale me tre anëtar e Dodekanezit.

Sipas mediave greke, ati i është pranuar kërkesa ditën e djeshme dhe i është dhënë shumë prej 29,34 euro për çdo ditë që ka qëndruar në burg.

31-vjeçari, është akuzuar si anëtar i rrjetit të trafikut të drogës që u shpërbë në verën e vitit 2017 nga Sigurimi i Atikës me operacione të koordinuara në Kos, Atikë dhe si emigrantëve i paligjshëm. Pasi u akuzua, ai qëndroi në burg për 17 muaj.

Paraburgimi  i tij filloi në 5 qershor 2017 dhe përfundoi në 19 nëntor 2018. Në deklaratën e policisë, u tha se në rrjetin kriminal të trafikut të drogës, drejtuesi ishte një shtetas shqiptar i arrestuar, i cili administronte të gjitha drogat në qarkullim dhe për këtë arsye anëtarët e tjerë iu drejtuan atij si “bos”.

Rrjeti kriminal, nën koordinimin e drejtuesit, furnizonte, në intervale të rregullta, sasi të mëdha kokainë dhe kanabis nga Shqipëria, të cilat importoheshin në Greqi dhe vendoseshin në zona të veçanta magazinimi në rajonin e Atikës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi shteti grek paguan shqiptarin e pafajshem greqi shteti grek paguan shqiptarin e pafajshem

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2021, 16:27

TIRANË– Një alarm për pengmarrjen e një vajze në Kamzë ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit. Telefonata e një qytetari, i cili rrëfente se në zonë kishte...