Aktualitet

‘Ishte Soni nga Lezha’/ Vrau për 600 euro Edmond Llangozin në Greqi, Policia greke identifikon autorin, humbi kont

15 Janar 2021, 16:55 Nga DOSJA
‘Ishte Soni nga Lezha’/ Vrau për 600 euro Edmond Llangozin

GREQI– Një shqiptar nga Lezha, i njohur me emrin Soni, është autori i dyshuar i vrasjes së Edmond Llangozit në Athinë, njoftoi sot policia greke.

Vrasja e 54 vjeçarit Llangozi dhe plaosja e dy djemve të tij, Anxhelo dhe Mihal, 22 dhe 28 vjeç nga ‘Soni nga Lezha’, ndodhi për shkak të një borxhi prej 600 eurosh.

Mihal Llangozin, një prej dy vëllezërve të plagosur në Greqi disa ditë më parë ka rrëfyer gjithë çfarë ka ndodhur për mediat greke. Në një intervistë me zë dhe figurë, ai ka rrëfyer si nisi sherri me 5 personat që hapën zjarr në lokal pas ndjekjes në një nga sheshet e Athinës.

Babai nuk ishte i përfshirë. Ishte njeri shumë familjar,”-tha djali, i cili u mbrojt me trup nga 45-vjeçari Edmond Llangozi, që humbi jetën në vend për shkak të plagëve të marra. 

Ai tregoi se vëllai i tij kishte caktuar një takim me shqiptarët pasi u kishte marrë hua dhe do po atë ditë do t’u kthente paratë. Ndërkohë që theksoi se bëhej fjalë vetëm për 600 euro.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në një lagje të Athinës. Edmondi i doli përpara plumbave për të mbrojtur fëmijët, veprim që rezultoi fatal për të. Dy djemtë, Angjelo dhe Mihal gjithashtu u plagosën po tanimë janë jashtë rrezikut për jetën. Nga përplasja me armë zjarri, e plagosur lehtë në vithe ka mbetur edhe një kamariere e një lokali pranë vendit të ngjarjes. 

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond llangozi mihal llangozi soni nga lezha edmond llangozi mihal llangozi soni nga lezha

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2021, 16:27

TIRANË– Një alarm për pengmarrjen e një vajze në Kamzë ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit. Telefonata e një qytetari, i cili rrëfente se në zonë kishte...