Urgjenca Kombëtare ngre ALARMIN: Bëni kujdes! 6248 aksidente janë regjistruar në Shqipëri vetëm gjatë vitit 2020
TIRANË– Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore, ditën e sotme ka bërë një paralajmërim ku dhe u kërkon qytetarëve që të kenë kujdes në drejtimin e mjeteve. Në një njoftim që ka bërë për mediat thuet se këtë vit ka pasur shumë aksidente rrugore.
Bëhet e ditur se vetëm gjatë vitit 2020 janë regjistruar 6248 aksidente rrugore, ku 159 persona kanë humbur jetën. Numrin më të lartë të aksidenteve e regjistron Tirana me 2631 aksidente, e më pas vijnë qytetet e tjera si Vlora me 803, Durrësi me 576 .
NJOFTIMI:
“Ka më shumë të vdekur nga aksidentet rrugore sesa nga luftrat!” vuri në duke Urgjenca në mesazhin e saj. Aksidentet rrugore janë vrasëse. 6248 aksidente rrugore janë regjistruar gjatë vitit 2020 në të gjithë vendin tonë. Viti që sapo iku, ishte një vit i vështirë. Si pasojë e pandemisë së COVID-19 në vendin tonë deri tani fatkeqësisht kanë humbur jetën 1261 persona. Ndërsa nga aksidentet rrugore fatkeqësisht kanë humbur jetën 159 persona. Edhe pse gjatë vitit 2020 kemi patur shpesh edhe kufizim lëvizje numri i aksidenteve rrugore është shumë i lartë.
Numrin më të lartë të aksidenteve e regjistron Tirana me 2631 aksidente, e më pas vijnë qytetet e tjera si Vlora me 803, Durrësi me 576 etj. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ju këshillon të tregoheni të kujdesshëm dhe të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor,” thuhet më tej në njoftim.
Aksidentet sipas qarqeve:
Tiranë: 2631 aksidente.
Durrës: 576 aksidente.
Berat: 328 aksidente.
Elbasan: 458 aksidente.
Fier: 442 aksidente.
Gjirokastër: 167 aksidente.
Korçë: 359 aksidente.
Kukës: 50 aksidente.
Lezhë: 297 aksidente..
Shkodër: 85 aksidente.
Vlorë: 803 aksidente.
Dibër: 52 aksidente.
Duke shprehur shqetësimin për numrin në rritje të aksidenteve rrugore, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore këshillon ta drejtoni mjetin tuaj me kujdes dhe brenda normave të lejuara. Ka ardhur koha t’i themi stop humbjes së jetës për mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor!”.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Skifteri” shqiptar vidhte shtëpitë e më të pasurve në Angli, gruaja kujton momentin e frikshëm: Ne e shikonim nga kam
TIRANË– Astrit Kapaj, dyshohet si grabitësi i mbi 200 shtëpi dhe më shumë 10 miliard paund sende por do të paguajë vetëm 1 paund sipas vendimit të gjykatës...
Situata nga COVID, MSH jep SHIFRAT: 4 humbje jete dhe 641 raste të reja në 24 orët e fundit
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë shënuar 4 viktima nga pandemia e korona...
U zhduk pa gjurmë! Misteri i Moisi Habilajt, ftoi gruan dhe fëmijët të kalonin vitin e ri bashkë, në 30 dhjetor e morën n
ITALI– Vazhdon misteri i zhdukjes së Moisi Habilajt! Meridionews.it ka publikuar një artikull të plotë lidhur me lëvizjet e fundit të bossit shqiptar të drogës,...
FOTO/ 10-vjeçari nga Burreli fiton betejën e vështirë më tumorin në ditën e tij të lindjes!
TIRANË– Një 10 vjeçar nga Burreli ka arritur të fitojë luftën kundër tumorit në ditën e tij të lindjes!Lajmin e mirë e ka dhënë Ministrja e Shëndetë...
Moti i keq bllokon rrugët në Kukës/ Banorët e fshatit Lomje marrin lopatat dhe dalin për t’i pastruar vetë
KUKËS– Për shkak të motit të keq dhe dëborës që ka përfshirë qytetin dhe fshatrat e Kukësit janë zënë dhe rrugët.Si pasojë e bllokimit të rrugëvë qyt...
Atentati ndaj Ylli Ibrahimit, biznesmeni mohon konfliktet nga shtrati i spitalit: S’di kush e organizoi sulmin! Merren në pye
TIRANË– Biznesmeni Ylli Ibrahimi, 45-vjeçari që ra pre e një atentati në qendër të Milotit tre ditë më parë, ka mohuar të ketë konflikte që mu...
Bie nga skelat një punëtor, dërgohet me urgjencë në spital (NJOFTIMI)
TIRANË-Një punëtor ka rënë nga skelat. Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” ku punëtori është dërguar me urgjencë në s...
FOTO/ Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, plagosen drejtuesit
ELBASAN– Një aksident ka ndodhur mesditën e sotne në aksin Elbasan-Peqin ku një automjet tip “Toyota” me targë AA 435 PD, është përplasur me një automjet tip “A...
Masakra e Reçakut/ Basha: Plaga është ende e freskët, drejtësi që historia të mos përsëritet
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për masakrën e Reçakut, në të cilën 22 vite më parë kanë humbur jetën dhjetëra shqiptar. Me...