Bota

“Ata që tradhtonin e patën të vështirë”/ Pandemia rriti me 60% kërkesat për divorc në Itali!

15 Janar 2021, 17:24 Nga DOSJA
“Ata që tradhtonin e patën të vështirë”/

ITALI– Gjatë vitit 2020 në Itali, divorcet u rritën me 60% për shkak të izolimit të pandemisë.

Sipas Shoqatës Kombëtare të Divorcit në Itali, bllokimi solli rritje të ndjeshme të ndarjeve me 60% dhe kërkesa kryesisht ishte nga çiftet që kishin qëndruar gjatë në shtëpi, shkruajnë mediat italiane.

“Pandemia ka krijuar një emergjencë familjare, jo vetëm ekonomike”, tha avokati i martesave, Gian Ettore Gassani , i cili denoncoi po ashtu rritje të dhunës brenda familjes.

Nga këto kërkesa, 40% janë për pabesi martesore, madje edhe virtuale, 30% për dhunë në familje dhe 30% për shkaqe të tjera.

“Kërkesat për ndarje janë rritur jashtëzakonisht, kryesisht për shkak të bashkëjetesës së detyruar e cila është burimi i të gjitha problemeve kryesore që ekzistojnë brenda një çifti”, thotë avokati Santini.

Në 40% të rasteve, çiftet u ndanë, sipas avokatëve, sepse me bllokimin ishte më e vështirë për të që ata që tradhëtonin të fshehnin jetën e tyre të dyfishtë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali ndikimi i pandemise rritja e kerkeses per divorc itali ndikimi i pandemise rritja e kerkeses per divorc

Sondazh

Poll

Bota 15 Janar 2021, 14:33

Pfizer kufizon dërgesat e vaksinave në Evropë

EVROPË-Kompania Pfizer  përkohësisht do të kufizojë dërgesat e vaksinave në Evropë, kryesisht për vendet e BE dhe Britaninë e Madhe për shkak të riorganizi...

Bota 15 Janar 2021, 14:29

KOSOVË-Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka nënshkruar ditën e sotme tri projekte me vlerë prej 11.8 milionë euro që sigurojnë ...