Politike

EKSKLUZIVE/ Kunati i Lulzim Bashës padit për shpifje kryebashkiakun Erion Veliaj: Mori 4 vila gjatë pandemisë

15 Janar 2021, 14:45 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE/ Kunati i Lulzim Bashës padit për shpifje kryebashkiakun

TIRANË– Erion Isufi, kunati i kryedemokratit Lulzim Basha ka paditur për shpifje kryebashkiakun Erion Veliaj. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se arsyeja e padisë lidhet me disa nga akuzat publike që Veliaj i ka bërë Isufit për përfitime që sipas kryebashkiakut ka marrë ndër vite.

Në padinë e tij, Isufi ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme të shpallë fajtor Veliajn për akuzat që ky i fundit se pala paditëse zotëronte katër vila dhe i kishte përfituar ato gjatë përiudhës së pandemisë, duke fshehur qëllimisht të vërtetën rreth kësaj çështjeje. Motivi që Isufi pretendon se e ka shtyrë Veliajn, si drejtues i fushatës së PS-së në Tiranë, të hedhë akuza të tilla me qëllim që të dëmtojë perceptimin e publikut për viktimën e akuzave si familjar i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Veliaj i ka përsëritur disa herë akuza të tilla ndaj Isufit. Nëse Veliaj shpallet fajtor nga Gjykata e Posaçme, ai mund të dënohet me gjobë nga pesëdhjetë deri në 3 milion lekë.

Më herët, Veliaj është përfshirë në disa padi me zyrtarë të Partisë Demokratike, përfshirë këtu dhe Lulzim Bashën. Veliaj akuzoi në tetor të 2020-ës, Bashën se kryedemokrati është bërë me katër shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit, se kishte përfituar nga tërmeti dhe se ka ndërtuar pa leje.

(F.G)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion isufi erjon veliaj lulzim basha erion isufi erjon veliaj lulzim basha

Sondazh

Poll