Bota

7 persona kanë humbur jetën dhe 296 raste të reja me Covid janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 

15 Janar 2021, 14:08 Nga DOSJA
7 persona kanë humbur jetën dhe 296 raste të reja me Covid

KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 7 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 296 të tjerë. Ndërkohë që 526 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 48.572.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 88 raste, Podujevë 31 raste, Malishevë 22 raste, Lipjan 15 raste, Suharekë 15 raste, Gjakovë 14 raste, Mitrovicë 13 raste, Ferizaj 12 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Prizren 12 raste, Obiliq 10 raste, Drenas 8 raste, Vushtrri 7 raste, Dragash 6 raste, Gjilan 6 raste, Rahovec 6 raste, Viti 6 raste, Istog 3 raste, Pejë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Shtime.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 55.135 raste pozitive, ndërsa 1.399 persona kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bilanci i covid ne kosove covid ne kosove bilanci i covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll