Bota

Navanly një ndër emrat më të kërkuar në Rusi, avokati i tij: Ai do të dënohet me tre vite e 6 muaj burg 

15 Janar 2021, 13:02 Nga DOSJA
Navanly një ndër emrat më të kërkuar në Rusi,

RUSI- Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny është një ndër emrat më të kërkuar në Rusi. Lajmin e ka bërë me dije The Indenpendent, i cili shkruan se Navalny mund të përballet me burg sa po të shkel në Rusi. Avokati i tij, Vadim Kobzev tha se ai do të mund të dënohet me 3 vite dhe 6 muaj burg.

“Gjykata mund të ndryshojë tërë dënimin e tij me kusht në një të vërtetë dhe t’i japë atij tre vjet e gjysmë burg,” shtoi z. Kobzev.

Një javë më parë Navalny deklaroi se do të kthehej në Rusi në datën 17 janar. Ai ndohet në Gjermani për shkak se u sëmur ndërsa ishte duke udhëtuar për në Moskë nga Siberia më 20 gusht dhe aeroplani bëri ulje urgjente në Omsk të Siberisë. Më pas ai u transferua në spitalin Charité në Berlin, ku mjekët gjetën gjurmë të një lënde që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur “frenues të kolinesterazës” në trupin e tij.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny vadim kobzev alexei navalny vadim kobzev

Sondazh

Poll