Bota

Lista serbe: Aleksandër Vuçiç është mbështetja jonë më e fortë  për Kosovën 

15 Janar 2021, 12:15 Nga DOSJA
Lista serbe: Aleksandër Vuçiç është mbështetja

KOSOVË- Lista serbe ka dorëzuar sot në KQZ listën me kandidatë për deputet. Pas dorëzimit të emrave, kreu i Listës serbe, Goran Rakiç ka thënë se kjo parti simbolizon popullin serb që jeton në Kosovë. Më tej ai tha se Lista serbe ka mbështetjen e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe se në kuvendin e Kosovës ata do të fitojnë 10 mandatet që kanë pretenduar.

“Ne theksojmë me krenari që pas Listës serbe ka rezultate, por më e rëndësishmja, prapa popullit serb në Kosovë dhe Metohi dhe Lista Serbe qëndron mbështetja e fortë e Presidentit Aleksandar Vuçiq. Prandaj e di që kësaj radhe do të fitojmë të dhjetë mandatet e destinuara për serbët në Kosovë dhe Metohi”, tha Rakiç.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.  Sipas vendimit të marrë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic goran rakiç lista serbe zgjedhjet ne kosove aleksander vucic goran rakiç lista serbe zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll