Bota

Skandali me keqmenaxhimin e subvencioneve të kujdesit për fëmijë, bie qeveria e Holandës, dorëhiqet kryeministri dhe minis

15 Janar 2021, 13:21 Nga DOSJA
Skandali me keqmenaxhimin e subvencioneve të kujdesit për

HOLLANDË– Kryeministri i Holandës Mark Rutte dhe ministrat e tij kanë dhënë  dorëheqje pas një skandali që përfshiu qeverinë. Vendimi vjen në një moment kyç në këtë periudhë pandemie të Covid-19.

Ky vendim vjen pas skandalit sipas të cilit qeveria ka ushtruar presion mbi familjet për të shlyer përfitimet e fëmijëve, duke shtyrë disa persona në borxhe. Në diskutim është një raport parlamentar i lëshuar së fundmi, që detajon sesi agjencitë qeveritare akuzuan para gjykatës 20 000 prindër për mashtrim dhe i detyruan ata të shlyejnë përfitimet e fëmijëve.

Rikthimi i shpejt i parave i shtyu disa familje të varfra, që i kishin shpenzuar ato, në prag të falimentimit. Viktimat u refuzuan nga gjykatat, kur kërkuan të apelojnë. Qeveria ka kërkuar falje dhe ka ofruar kompensim prej rreth 30 000 euro për familje.

Familjet u lanë në një gjendje të shkatërruar, nga një aparat shtetëror që u bë armiku i popullit. Marrëdhëniet u shpërbënë nën presionin, shtëpitë u humbën, nënat kanë folur me lot për ankthin financiar dhe psikologjik që pësuan pasi u vunë në shënjestër nga zyrtarët e taksave.

Vitin e kaluar zyra e taksave pranoi se 11,000 njerëz iu nënshtruan një kontrolli shtesë thjesht sepse kishin kombësi të dyfishtë. Ky rrëfim ka përforcuar besimin e mbajtur gjerësisht në mesin e shumë pakicave etnike në Hollandë se diskriminimi ndaj tyre është institucionalizuar dhe përjetësuar nga ata që janë në pushtet.

Kjo nuk është hera e parë që një qeveri Holandeze jep dorëheqjen në masë në një gjest të përgjegjësisë kolektive. Në 2002, kabineti qëndroi poshtë pasi një raport kritikoi ministrat dhe ushtrinë për dështimin për të parandaluar masakrën e muslimanëve në Srebrenica gjatë luftës në Bosnjë shtatë vjet më parë.

(d.a.k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota holand mark rutte holand mark rutte

Sondazh

Poll