Bota

Plani i Rimëkëmbjes në Kosovë, rriten pensionet, ndihmohen bizneset dhe të vetëpunësuarit, 50 milion euro për vaksinën

15 Janar 2021, 12:06 Nga DOSJA
Plani i Rimëkëmbjes në Kosovë, rriten pensionet, ndihmohen

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur sot Programin e Rimëkëmbjes në Kosovë nga pandemia. Në këtë plan do të ndihmohen qytetarët, bizneset, të vetëpunësuarit dhe pensionistët.

Gjithashtu nga plani i rimëkëmbjes do të përfitojnë hoteleritë dhe sektori i  gastronomisë. Ndërkohë që 50 milion euro do të lihen mënjanë për të siguruar vaksinën anti-Covid.

Përfitimet nga Plani i Rimëkëmbjës:

Masa e parë: 6.5 milionë euro për të vetëpunsuarit për bizneset e vogla

Masa e dytë: 5 milionë euro për Ministrinë e Arsimit për organizimin e arsimit gjatë vitit 2020/21

Masa e tretë:  2.5  milionë euro për Ministrinë e Kulturës për t’i mbështetur aktivitetet kulturore

Masa e katërt: 1 milion euro për programin e veçantë për ta përmisrsuar pozitën e gruas në shoqëri

Masa e pestë: 50 milion euro për Shëndetësinë,  40 milione euro për sigurimin e vaksinës antiCovid

Masa e gjashtë: 11 milionë euro për shtesën në pagë për sektorë që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë.

Masa e shtatë: 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë

Masa e tetë: 19 milionë euro për Ministrinë e Tregtisë

Masa e nëntë: 3 milionë euro për sektorin e gastronomisë, hoteleve, restoranteve. Kjo shume do të shpërndahet sa më pare që është e mundshme

Masa 10-të: 7.9 milionë euro për komunat e Kosovës për menaxhimin e pandemisë

Masa e 11-të:  Stimulim të aktivitet biznesor

Masa e 12-të: 21 milionë euro për  ndërmarrjet publike

Masa e 13-të: 16 milionë euro për Ministrinë e Ekonomise për zbagtimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike

Masa e 14-të: Një million euro për  Ministrin e Zhvillimit Rajonal

Masa e 15-të: Do t’i rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro, në shumë totale prej 13.5 milionë euro. Do t’i dyfishojmë skemat sociale prej 7.5 milionë euro

Në fazën e parë do të nisim me një shumë prej 10 milionë euro për personat që kanë humbur vendin e punës si rezultat i pandemisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti plani i rimekembjes ne kosove avdullah hoti plani i rimekembjes ne kosove

Sondazh

Poll