Bota

Detajet/ Agjentët e sigurisë që ruanin Ivanka Trump dhe Jared Kushner, shpenzuan 100,000 dollarë për të shkuar në tualet

15 Janar 2021, 14:03 Nga DOSJA
Detajet/ Agjentët e sigurisë që ruanin Ivanka Trump dhe Jared

SHBA– Personelit të Shërbimit Sekret të caktuar për të ruajtur vajzën e presidentit Ivanka Trump dhe burrit të saj Jared Kushner, i ndalohej përdorimi i banjove të çiftit. Për shkak të kësaj, ata u detyruan të merrnin me qira një apartament të tërë me shpenzimet e tatimpaguesve.

Sipas një artikulli të publikuar nga Washington Post vajza e presidentit dhe burri i saj ia ndalonin Shërbimit Sekret të përdorin njërën nga banjot në shtëpinë e tyre, të vendosur në lagjen e pasur Kalorama.

Kjo i vuri agjentët në pozicion të vështirë dhe thuhet se ata kaluan muaj duke kërkuar për një tualet që do të ishte i përshtatshëm. Përpjekjet për të instaluar një tualet jashtë u kundërshtuan nga fqinjët e pasur të çiftit. Në fund, agjentët morën me qira një apartament përtej rrugës, duke shpenzuar 3,000 dollarë në muaj vetëm për të pasur një ambient ku të kryejnë nevojat e tyre personale.

Fatura e paguar nga taksapaguesit amerikanë shkonte në mbi 100,000 dollarë.

Ndërsa Shërbimi Sekret nuk pranoi të komentonte mbi këtë çështje, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere mohoi se ky ishte vendim i çiftit Ivanka-Jared por zgjedhje e vetë oficerëve.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll