Bota

Përvjetori i masakrës së Reçakit, lëvizja VV në Tiranë del në deklaratë: Kujtojmë gjenocidin e Serbisë dhe ata depute

15 Janar 2021, 13:06 Nga DOSJA
Përvjetori i masakrës së Reçakit, lëvizja VV në

TIRANË – Më 15 janar 1999 forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe torturuan dhe masakruan 45 shqiptarë në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes në Kosovë, të gjithë civilë, duke mos kursyer prej fëmijëve të vegjël e deri te i moshuari 83 vjeçar, e duke i gjymtuar dhe prerë viktimat në mënyrë makabre me nxjerrje organesh gjatë dhe pas vrasjes.

Këtë ditë e ka kujtuar dhe Lëvizja Vetëvendosja dega Tiranë, e cila i ka bërë homazhe viktimave dhe familjeve të tyre, duke rikujtuar se falë ndërhyrjes së NATO-s dhe UÇK-së, Kosova arriti që të çlirohej dhe të bëhej një shtet i pavaruar siç është sot. Gjithashtu LVV-ja ka rikujtuar dhe njëherë kërkesën që ka parashtruar pranë kryeministrin Edi Rama pë miratimin e një rezolute.

Pjesë nga deklarata:

‘Prej më shumë se një viti, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri ka kërkuar publikisht nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë që të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve, në linjë me rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Më 12 nëntor 2020, i jemi drejtuar edhe me shkrim deputetëve të Kuvendit, Kryeministrit, Presidentit, Akademisë së Shkencave, Avokatit të Popullit dhe të gjitha partive politike në Shqipëri për këtë çështje. Më 8 dhjetor 2020, i jemi drejtuar sërish me shkrim të gjithë aktorëve të lartpërmendur duke u paraqitur edhe një projekt-rezolutë, që bazohet mbi rezolutat e mëhershme të Kuvendit të Shqipërisë, për të ndihmuar në hartimin dhe miratimin e kësaj rezolute. 

”Sot po ia rikujotjmë edhe një herë deputetëve të shumicës dhe po e sjellim sërish në vëmendjen e publikut të gjerë se cilat janë këto çështje që kanë mbetur pa trajtuar nga rezolutat e mëhershme të Kuvendit dhe që presin miratimin e Kuvendit të një rezolute të re:

Sot, në përvjetorin e gjenodicidit të Serbisë, kujtojmë e nderojmë me dhimbje të thellë të gjitha viktimat dhe kujtojmë e nderojmë të gjithë dëshmorët e kombit dhe luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa të cilën nuk do kishte ndodhur as ndërhyrja e NATO-s dhe çlirimi i Kosovës. Në këtë përvjetor të këtij krimi ndaj shqiptarëve dhe gjithë njerëzimit, vazhdojmë të këkojmë me këmbëngulje drejtësi!”

Sot shënohen 22 vite nga masakra e Reçakut në Kosovë ku u vranë dhjetra shqiptarë nga forcat serbe.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni masakra e recakut masakra e recakut

Sondazh

Poll