Aktualitet

Zbrazën ‘Scorpions’-in mbi biznesmenin në Milot, kamerat pikasin atentatorët e Ylli Ibrahimit në Mirditë pak minuta pas

15 Janar 2021, 10:56 Nga DOSJA
Zbrazën ‘Scorpions’-in mbi biznesmenin në Milot, kamerat

TIRANË– Dy atentatorët e biznesmenit Ylli Ibrahimi, ngjarje e ndodhur në Milot dy ditë më parë, janë larguar drejt Mirditës pas ‘punës së kryer’. Dosja.al ka siguruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë, që kanë pikasur dy djemtë me kokore në kokë e të hipur mbi ‘Suzuki’, duke ikur në drejtim të Mirditës.

Siç shihet edhe në kamera, në orën 12:05, të datës 13 janar, vetëm shtatë minusta pas krimit, të dy largohen të pashqetësuar. Burime konfidenciale nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se rruga e atentatorëve ka qenë në drejtim të Rrugës së Kombit.

Pamjet filmike të Rrugës së Kombit mund të vërtetojnë nëse udhëtimi i dy atentatorëve që e donin të vdekur biznesmenin Ibrahimi ka vijuar drejt Kosovës, apo kanë gjetur ‘mbrojtje’ nga ‘aleatët’ e tyre në Veriun e Shqipërisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Milot, ku biznesmeni Ylli Ibrahimi u qëllua me 20 plumba dhe shtatë prej tyre e kapën në gjymtyrët e poshtme. Ai ndodhet në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që hetimet për rastin vijojnë.

Grupi hetimor ka mbledhur të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë ku dhe duket momenti i atentatit, të cilin Dosja.al e publikoi ekskluzivisht dy ditë më parë. Atentatorët nuk janë identifikuar ende dhe motivet e atentatit mbeten ende të paqarta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat biznesmenit ylli ibrahimi ylli ibrahimi atentat biznesmenit ylli ibrahimi ylli ibrahimi

Sondazh

Poll