Aktualitet

Dosja 184/ Flet një prej të akuzuarve, Meda: Nuk kam lidhje me asnjë palë, më akuzojnë se kam hequr asistencat

15 Janar 2021, 09:55 Nga DOSJA
Dosja 184/ Flet një prej të akuzuarve, Meda: Nuk kam lidhje me

DIBËR– Një prej personave që prokuroria ka kërkuar të merret i pandehur për dosjen 184, Nuri Meda, është shprehur se akuzat që rëndojnë ndaj tij janë të pavërteta. Ai është shprehur se e kanë kërkuar në seancë për dyshimin se ka shpërdoruar detyrën e se ka hequr asistencat, aludime të cilat ai i hedh poshtë.

“Jam këtu, më kanë thirrur si të dyshuar për “shpërdorim detyre”. Kam qenë administratori i Njësisë Administrative Tomin. Unë nuk kam lidhje me asgjë. Unë nuk kam parë asnjë atje as për të majtë dhe të djathtë pasi kalamajtë nuk e dinë se më kë është baba. Të shikoj se çdo më thonë. Më akuzojnë se kam hequr asistencat. Nuk heq asistencat unë. Ka një specialist atje. Unë vetëm kam qenë administrator, kam qenë politikisht, nuk ka shans që për arsye partiake të vendos unë për ndihmën ekonomike“, tha Meda.

Nuri Meda, administrator i Njësisë Administrative Tomin akuzohet për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve. Në kundërshtim me ligjin ai ka dëmtuar interesat e qytetarëve, pasi ka përjashtuar 39 familje nga skema e ndihmës ekonomike, vetëm për shkak të bindjeve politike, pa verifikuar nëse i plotësonin ose jo kriteret për të qenë pjesë e skemës.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dosja 184 nuri meda dosja 184 nuri meda

Sondazh

Poll