Aktualitet

Aksidenti tragjik që mori familjen nga Kosova, vajza 3-vjeçare në gjendje të rëndë tek Trauma, mjekët i caktojnë diagnoz

15 Janar 2021, 10:25 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik që mori familjen nga Kosova, vajza 3-vjeçare

TIRANË– Vajza tre vjeçare, e vetmja e mbijetuara nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Milot-Morinë është në gjendje të rëndë për jetën. Sipas mjekëve diagnoza e caktuar për të është politraumë dhe është në një situatë shumë kritike për jetën.

Nga përplasja e rëndë humbën jetën burrë e grua, vajza dhe nipi i tyre. Viktimat janë Blerim Avdiaj, 51 vjeç Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe burrë e grua, vajza e tyre Medina Avdiaj, 6 vjeçe dhe nipi Klejdi Koçi, 11 vjeç.

Aksidenti tragjik me humbjen e jetës se katër pjestarëve të një familje nga Kosova ndodhi në orën 18:34. Nga ky aksident humbën jetën katër persona. Ndërkohë që vajza e tyre e vogël Violeta Avidiaj ndohet në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën. Në makinë ndodhej edhe nipi i Blerim Avdiaj, Klejdi Koçi, i cili ndodhet në spital.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rubik aksident ne rubik

Sondazh

Poll