Aktualitet

Atentat me 30 plumba biznesmenit në Milot, dy autorët mbi ‘Suzuki’ e plagosën në mes të rrugës, pamjet ekskluzive të momentit kur Ylli Ibrahimi bie në tokë, dy miqtë shpëtuan pa dëme

VIDEO
  • VIDEO-EKSKLUZIVE/ Këto janë pamjet e atentatit ndaj biznesmenit në Milot
  • FOTO-EKSKLUZIVE/ Dalin PAMJET nga xhiroja e ‘hit-man-ëve’ në Milot
  • Atentat biznesmenit Ylli Ibrahimi. 45-vjeçari qëllohet me breshëri plumbash nga dy persona që ndodheshin mbi motor. 7 plumba e kapin në gjymtyrët e poshtme. Ndodhet në spitalin e Traumës. Nuk dihen shkaqet. Dy shoqëruesit e tij shpëtojnë paq. Dosja.al sjelle ekskluzivisht pamjet e atentatit.
    Featured image of article: Atentat me 30 plumba biznesmenit në Milot, dy autorët mbi ‘Suzuki’ e plagosën në mes të rrugës, pamjet ekskluzive të momentit kur Ylli Ibrahimi bie në tokë, dy miqtë shpëtuan pa dëme Autorërt, momenti i atentatit ndaj biznesmenit Ylli Ibrahimit në Milot dhe arma e krimit

    MILOTYlli Ibrahimi, 45 vjeç ka rënë pre e një atentati mesditën e sotme në qendër të qytetit të Milotit. Ai u plagos dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 11:57, kur Ibrahimi ishte duke lëvizur me këmbë bashkë me dy miqtë e tij. Ai ndodhej në trotuar kur u qëllua me breshëri nga dy persona të veshur me të zeza dhe të maskuar, të cilët kishin hipur mbi një motor tip Suzuki.

    Dosja.al siguroi edhe pamjet ekskluzive të momentit të atentatit, ku shihet se biznesmeni doli nga lokali ku po pinte kafenë e tij të zakonshme dhe takoi dy persona të cilët ende nuk janë identifikuar. Në orën 11:57, dy autorët të hipur mbi nje motor të shtrirë “Suzuki”, kalojnë ngjitur me trotuarin ku ndodhej Ibrahimi.

    Brenda 30 sekondave, atentatorët zbrasin 20 plumba nga ‘Scorpions’-i i pajisur dhe me silenciator, mbi biznesmenin dhe dy miqtë e tij që po e shoqëronin. Në momentin kur autorët kanë qëlluar, të dy personat janë larguar me shpejtësi, ndërsa shënjestra, që dyshohet se ishte biznesmeni Ylli Ibrahimi ka rënë në tokë, buzë trotuarit pranë një peme. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


    Si është gjendja e 45-vjeçarit?

    Burime nga spitali i Traumës i thanë Dosja.al se Ibrahimi është duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por gjendja e tij është e rëndë.  Biznesmeni ka pësuar dëme të mëdha në gjymtyrët e poshtme, pasi e kanë kapur shtatë plumba.

    Ai që mbetet ende mister është shkaku i këtij atentati që ka tronditur Milotin mesditën e sotme. Ibrahimi njihet si një biznesmen makinash në këtë zonë, si dhe ka në pronësi një gomisteri. Ai nuk ka qenë më herët i skeduar nga policia, prandaj po hetohet për pistat dhe konfliktet që mund të kenë çuar në këtë ngjarje të rëndë dhe po ashtu po verifikohen të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit për të kapur autorët. 

    (f.m;f.g/dosja.al)

    • 19:12

      FOTO-EKSKLUZIVE/ Të ngjeshur pas njëri-tjetrit mbi motor, dalin PAMJET nga xhiroja e ‘hit-man-ëve’ në Milot, rruga që përshkuan për të eliminuar Ylli Ibrahimin

      Dosja.al ka siguruar pamje të tjera ekskluzive nga rrugëtimi që kanë ndjekur dy personat që qëlluan sot me armë zjarri ndaj Ylli Ibrahimit. 45-vjeçari kishte dalë sot nga banesa dhe teksa po qëndronte në trotuar u plagos nga dy persona që e qëlluan pa e menduar dy herë.

      Siç duket nga pamjet e shkrepura nga itinerati i “hit-man-ëve”, në orën 11:35 ata kanë qënë në Milot, për të qëlluar më pas në orën 11:57 ndaj Ibrahimit. Të veshur në të zeza dhe duke mos u ndarë nga njëri-tjetri, ata janë larguar në drejtim të paditur, duke u shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

    • 14:43

      Këto janë pamjet e atentatit ndaj biznesmenit në Milot, Ibrahimi po ecte në trotuar kur u ‘palos’ nga breshëria e Scorpionsit, dy ‘hitmenët’ i dhanë gaz me shpejtësi pasi zbrazën 20 plumbat nga Suzuki


      Dosja.al ka siguruar videon-ekskluzive që tregon momentin kur dy atentatorët e maskuar, zbrasin me gjakftohtësi 20 plumba nga “Scorpions”-i me silenciator në drejtim të biznesmenit Ylli Ibrahimi. 45-vjeçari Ibrahimi shihet që qëndron në trotuar dhe bisedon me dy persona të tjerë, në momentin që dy autorët e maskuar dhe të hipur mbi motorin e shtrirë ‘Suzuki’, afrohen me qetësinë më të madhe, në orën 11:57. Në momentin që pikasin ‘shënjestrën’, atentatorët ngadalësojnë shpejtësinë dhe nxjerrin automatikun për të qëlluar drejt biznesmenit. Pas breshërisë së plumbave, brenda 30 sekondave, Ibrahimi është rrëzuar direkt në tokë, ndërsa dy personat që e shoqëronin ‘zhduken’. Më pas autorët, me të njëjtën qetësi që u shfaqën, largohen në drejtim të paditur.

    • 14:00

      20 gëzhoja Scorpions pa zhurmë! Skema e rëndë e atentatit në Milot, autorët bombarduan me plumba Ibrahimin, shënjestra ka marrë 7 plumba në gjymtyrët e poshtme

      Dosja.al ka siguruar llojin e armës me të cilën u qëlluar me breshëri plumbash ndaj Ylli Ibrahimit, në Milot. Bëhet fjalë për një automatik të llojit “Scorpions”, modeli 61 (7.65 mm), nga e cila dolën plot 20 plumba dhe u ‘zbrazën’ në drejtim të 45-vjeçarit Ibrahimi.

      “Scorpions”-i ishte pajisur edhe me silenziator, për të mos alarmuar zonën e për të mos ‘shqetësuar’ kalimtarët e tjerë.

      Lloji i automatikut të përdorur:

      Të gjitha gëzhojat janë gjetur në vendin e ngjarjes, ndërkohë Dosja.al ka mësuar se shtatë prej plumbave e kanë kapur Ibrahimin në gjymtyrët e poshtme, duke i lënë dëme të mëdha në gjymtyrët e mëposhtme.
    • 13:27

      FOTO-EKSKLUZIVE/ Me kapele dhe triko sportive, momenti kur autorët e atentatit në Milot largohen pas breshërisë së plumbave

      Dosja.al ka siguruar foton ekskluzive të dy autorëve të atentatit në Milot ku mbeti i plagosur 45-vjeçari Ylli Ibrahimi. Siç shihet edhe në foton ekskluzive, të dy autorët janë veshur me xhupa, bluzë dhe xhinse ngjyrë blu. Ata kanë edhe maska të zeza në kokë, gjë që vështirëson identifikimin e tyre.

    • 13:04

      SKENË KRIMI/ Dalin pamjet nga Miloti, rruga ku ndodhi atentati ndaj Ibrahimit, e rrethuar nga forca të shumta policie

      Videoja që po shikoni tregon vendin ku u bë atnetati ndaj Ylli Ibrahimit në Milot. Siç edhe shihet në pamejt e gjithë rruga është rrethuar me shiritin ‘SKENË KRIMI’, ndërsa rreth vihen re forca të shumta policie. Aktualisht në vendin e krimit po hetohet për të gjetur gjurmë që mund të zbardhin identitetet e autorëve të krimit.

    • 12:50

      Të maskuar e me motor, si i zunë pritë autorët 45-vjeçarit në Milot, e qëlluan me breshëri sapo e panë, por u dështoi atentati

      Dosja.al ka mësuar se personat që plagosën sot 45-vjeçarit Ylli Ibrahimi, ishin të mirëpërgatitur për një atentat. Të maskuar, dy autorët hipën mbi një motor dhe vëzhguan ‘shënjestrën’ e tyre deri në momentin që u doli në shteg.

      Sapo e pikasën, dy autorët e maskuar qëlluan me breshëri nga motori në drejtim të Ibrahimit, por atentati dështoi. 45-vjeçari ka marrë vetëm një plumb në këmbë. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    • 12:43

      Njoftimi i policisë

      Lezhë/Informacion paraprak: Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.  Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

      Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

    • 12:32

      Zbardhet EMRI/ Ky është personi që u plagos në Milot, ka marrë plumb në këmbë

      Personi që u plagos me armë zjarri në Milot është identifikuar si Y.Ibrahimi. Mësohet se Ibrahimi ka marrë një plumb në këmbë. Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshem mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Shto Koment