Shkon në 827 numri i të infektuarve në Berat! Preken nga Covid nxënës dhe punonjës të institucioneve
15 Janar 2021, 10:21Nga DOSJA
BERAT– Rastet e të prekurve me Covid-19 po rriten nga dita në ditë dhe vatra të reja infektimesh po shfaqen në shumë në qytetin e Beratit.
42 ishte numri i infektimeve të raportuara në të giithë qarkun e Beratit, ku mes të prekurve në institucione janë konfirmuar të infektuar edhe në shkolla. E prekur me Covid-19 është konfirmuar Drejtoresha e Qendrës Rezidencale “Lira”,ku janë të akomoduar fëmijë me aftësi të kufizuara, aftësi ndryshe dhe të braktisur.
Infektimi i drejtoreshës së kësaj qendre ka shtuar frikën dhe panikun mes gjithë stafit të edukatoreve, kujdestareve dhe fëmijëve rezidencialë. Edhe në disa institucione vendore ka pasur të infektuar me Covid-19. 2 punonjëse në drejtorinë arsimore në bashkinë Berat kanë rezultuar “pozitive” me koronavirus, ndërkohë edhe në një nga marketet e qytetit 2 punonjëse janë konfirmuar “pozitive” me Covid-19.
Vatra të reja infektimesh janë shfaqur edhe në shkolla. 1 nxënës në gjimnazin “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore dhe 2 nxënës në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat janë konfirmuar “pozitivë” me koronavirus.
Numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka shkuar në 827.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MILOT- Dosja.al ka siguruar pamje pas aksidentit që u mori jetën 4 personave mbrëmjen e djeshme në Rubik. Në videon e xhiruar ditën e sotme shihen të kenë ngelu...
TIRANË- Drejtuesi i kamionit që u përfshi mbrëmjet e djeshme në aksidentin tragjik ëshët lënë i lirë.Durime për Dosja.al bëjnë me dije drejtuesi i kamionit...
DIBËR– Një prej personave që prokuroria ka kërkuar të merret i pandehur për dosjen 184, Nuri Meda, është shprehur se akuzat që rëndojnë ndaj tij janë të pa...
KUKËS–Ditën e sotme do të mbahet seanca e sigurisë për 6 personat e arrestuar për ngjarjen në Kukës, ku u pengua arrestimi nga Policia për Abedin Oru&ccedi...
DIBËR– Seanca e parë gjyqësore për dosjen 184 është shtyrë për në datën 29 janar. Seanca ishte parashikuar që të zhvillohej ditën e sotme mirë në sallë nuk...
SHKODËR– Bashkia Shkodër ka dhënë informacione në lidhje me situatën që gjendet zona pas përmbytjeve që vazhduan për disa ditë. Situata duket se po ...
LEZHË– Bardhok Lleshi, prokuror i Rrethit Lezhë është shkarkuar ditën e sotme nga detyra. Në seancë dëgjimore të Vettingut ishte Elona Mihali, gjyqta...