Aktualitet

Aksidenti tragjik në Rubik, këpucë, mbetje të makinës dhe ushqime, ja çfarë ka mbetur pas nga e “enjtja e zezë” (FO

15 Janar 2021, 10:06 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik në Rubik, këpucë, mbetje të makinës

MILOT- Dosja.al ka siguruar pamje pas aksidentit që u mori jetën 4 personave mbrëmjen e djeshme në Rubik. Në videon e xhiruar ditën e sotme shihen të kenë ngelur vetëm mbetje nga aksidenti i mbrmshëm.

Këpucë, ushqime si mollë, limonë, kavanoza, disa letra të shpërndara në tokë dhe mbetje nga shkatërrimi i makinës shihen të jenë në vendin fatkeq ku dhe ndodhi aksidenti tragjik.


Aksidenti tragjik me humbjen e jetës se katër pjestarëve të një familje nga Kosova ndodhi në orën 18:34. Nga ky aksident humbën jetën Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç dhe Medina Avdiaj,  5 vjeçe. Ndërkohë që vajza e tyre e vogël Violeta Avidiaj ndohet në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën. Në makinë ndodhej edhe nipi i Blerim Avdiaj, Klejdi Koçi, i cili ndohet në spital.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 4 pjestare te nje familje te vdekur aksident ne rubik 4 pjestare te nje familje te vdekur aksident ne rubik

Sondazh

Poll